Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rreth 50 mijë aplikime të aprovuara për votim nga jashtë Kosovës për zgjedhje

GD
Gazeta Demos12 maj 2026 në 16:03
Rreth 50 mijë aplikime të aprovuara për votim nga jashtë Kosovës për zgjedhje

Po vazhdon periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 6 maj dhe do të përfundojë më 17 maj.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka treguar se që nga fillimi i këtij procesi dhe deri më tani janë mbi 59 mijë aplikime.

“Në bazë të të dhënave, nga fillimi i këtij procesi dhe deri më tani (e martë, 12 maj 2026, ora 10:00, përmes platformës elektronike http://diapsora.kqz-ks.org janë pranuar 59,415 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 49,493, ndërsa 4,944 të tjera janë refuzuar dhe 4,957 janë në pritje për shqyrtim”, ka deklaruar Elezi.

“Nga 49,493 aplikime të aprovuara, 11,782 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 1,325 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 36,386 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës”, deklaroi Elezi.

Siç bëri të ditur ai, vendet me numrin më të madh të votuesve të regjistruar për zgjedhjet e 7 qershorit janë: Gjermania pasuar nga Zvicra, Franca e Suedia.

“Shtetet me numrin më të madh të votuesve të regjistruar janë: Gjermani (24,624), Zvicër (11,063), Francë (2,172), Suedi (2,058), Austri (1,508) dhe Mbretëri e Bashkuar (1,337), ShBA (1,115) dhe Itali (1,046)”, ka deklaruar ai./eo/

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Rama: Mundësi të barabarta që gratë të marrin pjesë dhe të udhëheqin
  • 23:23Vëllezërit e Hashim Thaçit dhe Shukri Buja në mesin e protestuesve që do të qëndrojnë afër Kuvendit deri nesër
  • 23:11Gjithë natën në shesh, pas tendave, protestuesit ndezin edhe zjarre
  • 23:02Studentët në mbështetje të protestës për UÇK-në, thirrje për mobilizim nesër në orën 08:00
  • 23:02Këmbësori që vdiq pasi u godit nga vetura në Prugovc, varroset nesër