Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rrëzohet mocioni për programin qeverisës, Kosova “mollë sherri” mes PS dhe PD

GD
Gazeta Demos16 tetor 2025 në 14:47
Rrëzohet mocioni për programin qeverisës, Kosova “mollë sherri” mes PS dhe PD

Kuvendi i Shqipërisë këtë të enjte po zhvillon seancën plenare. Partia Socialiste gjatë seancës ka rrëzuar kërkesën e parë të opozitës për mocion me debat për programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme. Për mocionin votuan 73 deputetë kundër.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij theksoi se kërkesat e opozitës janë të mangëta. Sipas tij kërkesat nuk janë të plota pasi opozita nuk do të bëjë debat. Ai shtoi se nuk pranon asnjë kërkesë që bie në kundërshtim me rregulloren.

Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj gjatë seancës i bëri thirrje kreu të Kuvendit, Niko Peleshi të japë dorëheqjen. Shehaj theksoi se në 8 seanca nuk është zbatuar rendi i ditës siç është caktuar.

Ai shtoi se në rast se ai si kryetar nuk është në gjendje të zbatojë urdhrin e tij atëherë duhet të japë dorëheqjen. Sipas tij 8 seanca janë të mjaftueshme për të treguar se është i aftë për këtë detyrë.

Gjatë seancës ka mbajtur fjalën e tij edhe kreu i PD-së, Sali Berisha. Ai u përfshi në debatin për Kosovën ku drejtoi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Deputeti demokrat Tomor Alizoti u ndal tek mungesa e një rezolute për Kosovën.

Ai u shpreh se ai nuk ka parë në program asnjë fjalë për Kosovën.

Sipas tij mosmiratimi një rezolutë për gjenocidin në Kosovë është turp për publikun. Balla nga ana tjetër ka konfirmuar në Kuvend se kryeministri Edi Rama nuk do të jetë ditën e premte në protestë. Balla shtoi se arsyeja është se, sipas tij, prezenca e tij do të politizonte marshimin, shkruan Euronews.al.

Më shumë nga Lajme

  • 14:06Zjarri më i madh në historinë e Belgjikës po i afrohet Gjermanisë
  • 13:19Dyert e mbyllura të Kuvendit, Administrata: Nuk kemi pranuar njoftim për seancë
  • 13:10Zelensky: Interceptorët evropianë nuk mund të qëndrojnë në depo
  • 13:0752 raste me fruth në Kosovë, IKShPK apelon për vaksinim
  • 13:04“Kushtetuta” e Haxhiut: Çështja e Presidentit është hapi i tretë formal, por në rastin tonë është hapi i parë