Tetë persona, përfshirë dy punonjës të Boeing-ut, mbetën të vrarë pasi një bombardues B-52 i Forcave Ajrore amerikane u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga Baza Ajrore Edëards në Kaliforninë Jugore. Avioni me tetë motorë reaktivë, i projektuar për të transportuar bomba bërthamore dhe konvencionale, ishte në një mision rutinë testimi kur u rrëza mbrëmjen e së hënës.
Rrëzimi shkaktoi një kolone të madhe tymi të zi, e cila mund të shihej nga disa kilometra larg.
“Sot, Baza Ajrore Edwards përjetoi një tragjedi të rëndë dhe ne humbëm tetë amerikanë të shkëlqyer. Në këto momente, mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Aktualisht po dërgojmë ekipe për të njoftuar të afërmit më të afërt të viktimave dhe ky proces njoftimi do të vazhdojë gjatë orëve në vijim dhe përgjatë pjesës së mbetur të ditës”.
