Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rritet bashkëpunimi në fushën e logjistikës mes FSK-së dhe FARSH-it

GD
Gazeta Demos26 shtator 2025 në 13:39
Rritet bashkëpunimi në fushën e logjistikës mes FSK-së dhe FARSH-it

Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), një delegacion nga Komanda Mbështetëse e FARSH-it, udhëhequr nga komandanti Aleksandër Pando, ka qëndruar në vizitë në Komandën e Logjistikës të FSK-së.

Sipas njoftimit të FSK-së, delegacioni u prit nga zëvendëskomandanti i Komandës së Logjistikës, Mehmet Lladrovci, që i njoftoi homologët nga FARSH me të arriturat, sfidat, ngritjen e kapaciteteve, misionin dhe detyrat e Komandës së Logjistikës, strukturën organizativ, aktivitetet dhe zhvillimet tjera në fushën e Logjistikës dhe Mjekësore.

“Gjithashtu është realizuar vizitë në servisin për Automjetet e Rënda, ku patën mundësin të shohin nga afër kapacitetet e mirëmbajtjes”.

“Gjatë kësaj vizite u rikonfirmua përkushtimi i ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e mëtejshëm të kapaciteteve logjistike dhe mjekësore, përmes planeve bilaterale dhe shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira ndërmjet dy forcave”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Më shumë nga Lajme

  • 20:19Presidentja Shiroka Pula kërkon zbardhjen e rastit të rëndë në Gjilan
  • 19:47Aksident trafiku në rrugën Gjilan-Prishtinë, 4 vetura të përfshira - 11 të lënduar
  • 19:27SHBA vendos sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare: S’e lejojmë t’i ndjekë amerikanët
  • 19:04Gjendja e rëndë, personi që mbeti i lënduar në Gjilan po operohet në QKUK
  • 18:49Rrjeti i Grave të Kosovës reagon pas vrasjes në Gjilan: Asnjë rrethanë nuk e justifikon marrjen e jetës së një gruaje