Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Rritet numri i të prekurve me fruth, 37 raste të reja brenda javës

GD
Gazeta Demos16 nëntor 2026 në 16:27
Rritet numri i të prekurve me fruth, 37 raste të reja brenda javës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se po vazhdon të rritet numri i të prekurve me fruth.

Sipas të dhënave të IKShPK-së, gjatë periudhës 16 prill – 15 nëntor 2026 janë konfirmuar gjithsej 336 raste me fruth, prej të cilave 37 janë regjistruar gjatë javës së fundit.

Raste të fruthit janë regjistruar tek qytetarë, pjesa dërmuese fëmijë, nga 24 komuna të Kosovës.

IKSHPK ka thënë se mbi 95% e rasteve të konfirmuara i përkasin personave të pavaksinuar me vaksinën MMR, që mbron nga fruthi, parotiti dhe rubeola.

“Këto të dhëna theksojnë rëndësinë e vaksinimit si masa kryesore për parandalimin e sëmundjes dhe kufizimin e përhapjes së saj. Fruthi është sëmundje shumë ngjitëse, e cila mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht te fëmijët e vegjël. Vaksinimi me kohë i mbron fëmijët nga kjo sëmundje dhe ndihmon në mbrojtjen e komunitetit, përfshirë foshnjat dhe personat që, për arsye shëndetësore, nuk mund të vaksinohen. Krahas vaksinimit sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit, IKShPK, në bashkëpunim me institucionet shëndetësore, po vazhdon vaksinimin plotësues (catch-up) për fëmijët që kanë mbetur pavaksinuar ose nuk i kanë marrë të dy dozat e parapara”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas IKSHPK-së, gjatë këtij viti, përmes këtyre aktiviteteve janë vaksinuar mbi 4.120 fëmijë të grupmoshës 2–5 vjeç.

fruthrasterritet

Të ngjashme

Fruthi vazhdon të përhapet në Kosovë, 336 raste të konfirmuara për shtatë muaj

Fruthi vazhdon të përhapet në Kosovë, 336 raste të konfirmuara për shtatë muaj

15:01

Më shumë nga Lajme

  • 16:40Kush është Albana Xhemajli, 26-vjeçarja e dyshuar si pjesë e grupit të kokainës – luajti edhe në një serial televiziv
  • 16:25Samiti i NATO-s në Tiranë, Mark Rutte: Do mblidhemi kur të jetë e nevojshme
  • 15:48Nesër vendimi i ri për Hashim Thaçin në Hagë, Prokuroria kërkon edhe gjashtë vjet burgim
  • 15:45Ministri Muja e bën “tullug”, e ndez duhanin në ambient të mbyllur
  • 15:44Serbia nesër e konstituon Kuvendin, kryetari i ri do të jetë edhe ushtrues detyre i presidentit