Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja e NATO-s: Po i presim rezultatet

GD
Gazeta Demos14 shkurt 2026 në 12:48
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja e NATO-s: Po i presim rezultatet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Beta, ka thënë se NATO është duke pritur që ata që janë përgjegjës për sulmin e Banjskës të dalin para drejtësisë. Ajo ka thënë se përmes kësaj duan që të parandalojnë që diçka e tillë të përsëritet.

Shekerinska ka thënë se kanë marrë garanci nga Beogradi se autorët do të mbahen përgjegjës.

“Ne morëm garanci ose një angazhim shumë të qartë nga autoritetet në Beograd se përgjegjësia do të përcaktohet dhe ky do të jetë qëndrimi ynë në të ardhmen”, ka thënë Shekerinska.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në një konferencë në Bruksel këtë javë se ai “ende pret përgjegjësi” për ngjarjet në Kosovë, duke shtuar se presidenti serb i kishte premtuar se do ta përmbushte atë dhe se priste ta bënte këtë së shpejti.

Duke folur për këtë deklaratë, Shekerisnka ka thënë se kjo tregon që NATO pret nga autoritetet serbe që të dalin me rezultate.

Kur u pyet nëse kjo do të thoshte se deri më tani nuk kishte pasur rezultate për këtë çështje, Shekerinska u përgjigj se Rute “prandaj po bënte thirrje përsëri për përgjegjësi”.

Banjska

Më shumë nga Lajme

  • 18:20Humbi kontrollin e veturës dhe u përplas me shtyllën, vdes 82-vjeçari
  • 18:19Vuçiq flet sërish për rrjedhën e Ibrit: Do të formohen grupet e ekspertëve
  • 18:18Bytyqi: Kurti po insiston të mos i bëjë institucionet, VV-ja është përgjegjëse për bllokadën
  • 18:12Vjosa Osmani reagon pas vendimit të LDK-së për të qëndruar në opozitë
  • 17:49Abdixhiku: Presidentin ta zgjedhim bashkë të gjitha partitë shqiptare, LVV-ja le ta formojë e vetme Qeverinë