Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rrufeja godet Kullën e Sahatit në Mekë, momenti spektakolar bëhet viral

GD
Gazeta Demos28 gusht 2026 në 08:05
Rrufeja godet Kullën e Sahatit në Mekë, momenti spektakolar bëhet viral

Një pamje spektakolare është regjistruar në Mekë, teksa një stuhi e fuqishme përfshiu qytetin e shenjtë mysliman dhe një rrufe goditi Kullën ikonike të Sahatit.

Momenti është kapur nga fotografi Youssef Badjas, i cili ka dokumentuar çastin kur një rrufe e fuqishme ndriçoi qiellin e errët, me kullën madhështore që dominonte sfondin.

Badjas e publikoi videon në platformën X, duke e përshkruar mbrëmjen si “të paharrueshme”, ndërsa vetëtimat dhe bubullimat krijuan një panoramë mbresëlënëse mbi qytetin e shenjtë.

Stuhia është dokumentuar edhe nga astronomi saudit Mulham Hindi, i cili publikoi fotografi dhe video të aktivitetit intensiv elektrik. Sipas tij, gushti dhe shtatori janë muaj kur stuhitë janë dukuri e zakonshme në Mekë dhe në rajonet perëndimore të Arabisë Saudite.

Moti i keq preku edhe zonën përreth Xhamisë së Madhe, ku pelegrinë dhe besimtarë u panë duke kryer namazin e Jacisë nën shi, sipas pamjeve të transmetuara nga Agjencia Saudite e Shtypit (SPA).

Ndërkohë, Emirati i Rajonit të Mekës publikoi imazhe të rrufeve që ndriçonin qiellin mbi qytet.

Me një lartësi prej rreth 601 metrash, Kulla e Sahatit është një nga strukturat më karakteristike të horizontit të Mekës dhe një prej pikave më të dallueshme të qytetit.

Pamjet e rrufesë që goditi kullën janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e mijëra përdoruesve.

VIDEO:

kullënsahatitmekë

Më shumë nga Lajme

  • 23:58Tornadoja “shkund” Italinë, rreth 40 persona të lënduar
  • 23:50Deliu-Kodra: Kurti po i bllokon qëllimshëm institucionet, s’ndalemi deri në reflektim
  • 23:41Presidenti i Iranit: Të gatshëm ta rihapim Ngushticën e Hormuzit, nëse SHBA-ja përmbush kushtet
  • 23:23Rinia e PDK’së nesër zhvillon aksion simbolik para hyrjes së qeverisë
  • 23:18Diell, vapë dhe reshje shiu – kështu do të jetë moti gjatë fundjavës