Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rryma nga Serbia, Ymeri i përgjigjet Mujës: Vetë e pranuat se po importohet energji nga shteti serb!

GD
Gazeta Demos3 dhjetor 2025 në 15:00
Rryma nga Serbia, Ymeri i përgjigjet Mujës: Vetë e pranuat se po importohet energji nga shteti serb!

Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri, e cila tashmë është edhe kandidate e LDK-së për deputete, i është kundërpërgjigjur ish-deputetit të VV-së, Armend Muja, pas konferencës që mbajti sot për importin e rrymës nga Serbia.

Klankosova.tv ka kontaktuar Ymerin, e cila tha se Muja vetë e pranoi se Kosova importon rrymë nga Serbia.

Sipas saj, eksponentët e VV-së po hedhin fajin mbi KESCO dhe KEK lidhur me këtë çështje, për të hequr përgjegjësinë nga pushteti.

“Ai e ka pranuar se energjia elektrike po importohet nga Serbia. KOSTT, operatori i tregut është i njoftuar për çdo import dhe eksport të energjisë elektrike përfshirë keqpërdorimet. ZRrE nga ana tjetër, monitoron të gjithë sektorin energjik, pra faji po hidhet te KESCO dhe KEK për të hequr përgjegjësinë nga pushteti”, tha ajo për Klankosova.

Muja sot tha se pretendimet e opozitës se u importua rrymë nga Serbia edhe më 28 nëntor janë propagandë e ndytë, duke shtuar se importi nga ky vend është minimal dhe nuk ka ndikim në furnizimin e vendit.

Kujtojmë se ishte Ymeri ajo që e zbuloi në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës mbi një javë më parë, se më 28 nëntor, Kosova furnizohej me rrymë nga kompania e Vuk Hamoviqot dhe përkundër që mohohej një gjë e tillë, ky shtet figuron në Doganë.

Vuk Hamoviq, përmes kompanisë së tij EFT, është një prej furnizuesve kryesorë të energjisë elektrike në Ballkan.

Më shumë nga Lajme

  • 23:50Vushtrri: Policia kap 4 të mitur për vjedhje, produktet do t'u kthehen pronarëve
  • 23:16S’ka pengesa ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara: Ky është vendimi që nënshkroi Kurti
  • 23:11Qeveria e dërgoi në Kuvend Ligjin për Gjykatën Speciale, reagon Arian Tahiri
  • 23:09Miratimi nga Qeveria, lajmërohet deputeti i parë nga PDK: Unë do të votoj PRO
  • 22:57Çka thuhet në përgjigjen e Qeverisë për ndryshimin e Ligjit për Specialen?