Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “28 Nëntori” në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se kishte kërcënuar se do të aktivizonte një mjet shpërthyes në banesën e tij, në objektet e njohura si “Banesat e Bardha”.
RTK raporton se pas arrestimit, ekipet e specializuara për deminim kanë qenë në vendngjarje, ndërsa banorët kanë qëndruar jashtë banesave deri në sqarimin e situatës.



