Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rubin: Haga të bëjë gjënë e duhur, t’i shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së

GD
Gazeta Demos3 tetor 2025 në 13:10
Rubin: Haga të bëjë gjënë e duhur, t’i shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së

Ish-zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin ka deklaruar edhe një herë se ish-presidenti Hashim Thaçi nuk kishte rol kyç në udhëheqjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këtë deklaratë, Rubin e tha për gazetaren e njohur, Christiane Amanpour , pas përfundimit të dëshmisë së tij në Hagë.

“Nuk është e vërtetë që të gjithë shqiptarët urrejnë serbët, dhe të gjithë serbët urrejnë shqiptarët. Por ky gjyq është duke fajësuar liderët e UÇK-së për gjërat që ata nuk kishin kontroll. Ishte shumë e qartë se zotëri Thaçi, një djalë i ri në atë kohë, nuk kishte kontroll mbi asgjë”, u shpreh ish-zyrtari amerikan.

Gjatë intervistës me Amanpour, Rubin po ashtu tha se u befasua nga gjyqtarët në Hagë, gjatë dëshmisë së tij pro-Thaçi.

“Gjyqtarët, për befasinë time, më bënin pyetje që më dukën tepër të anshme. Nuk tingëllonin si pyetje që kërkonin të gjenin fakte. Prokuroria duhet ta shtrojë akuzën e saj. Mbrojtja ta shtrojë mbrojtjen e saj. Gjyqtarët supozohet që thjesht duhet të mbledhin evidencë në mënyrë që të bëjnë gjykimin më pas. Dhe prej pyetjeve që mu bënë nga disa prej gjyqtarëve, mu duk se tashmë kishin marrë vendim se UÇK-ja ishte tamam organizatë që funksiononte si duhet me Hashim Thaçin në krye. Gjë që s’është e vërtetë”, u shpreh ish-diplomati.

Sipas tij, Tribunali i Hagës duhet të bëjë gjënë e duhur, dhe t’i lirojë ish-krerët e UÇK-së.

“Ky tribunal duhet të bëjë gjënë e duhur, duhet t’i shpallë ata të pafajshëm, dhe pastaj Shtetet e Bashkuara së bashku me Evropën, duhet të ulen me udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë dhe të rregullojnë këtë problem”, tha ai.

James Rubin po ashtu tha se Ballkani është në një situatë të frikshme, por jo në një zonë lufte.

Më shumë nga Lajme

  • 23:26Ky raportohet se është emri që u fol sot në takimin Kurti-Abdixhiku
  • 23:10Horoskopi i shtatorit/ Cilat janë shenjat që do të kenë më shumë fat në dashuri, para dhe karrierë
  • 22:47Ky do të jetë moti për nesër, IHMK: Temperatura të larta edhe në dhjetëditëshin e parë të shtatorit
  • 22:32Krejt çka tha Kurti pas takimit me Abdixhikun
  • 22:30Lokalizohet zjarri në Preoc të Graçanicës