Ish-ndihmëssekretari i ShBA-së James Rubin, edhe sot ka dëshmuar në Hagë i ftuar nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Ai para trupit gjykues dhe avokatëve deklaroi se diplomati amerikan Christopher Hill nuk ishte miqësor me Hashim Thaçin.
“E dija se Chris Hill do të jepte shpjegime negative për sjelljen e tij dhe do të bënte komente negative për Thaçin te delegacioni amerikan, dhe mund t’i bënte këto edhe për senatorin Bobe Dole”, deklaroi ai.
Ish-zyrtari i lartë i ShBA-së u pyet nga gjykatësi Christoph Barthe, nëse ish-presidenti Hashim Thaçi, po fshihej kur erdhi koha për ta nënshkruar marrëveshjen.
