Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rubin: Thaçi s’kishte autoritet të diktonte asgjë, thjesht pasqyronte vendimet që merreshin në Kosovë

GD
Gazeta Demos15 shtator 2025 në 11:43
Rubin: Thaçi s’kishte autoritet të diktonte asgjë, thjesht pasqyronte vendimet që merreshin në Kosovë

Duke folur për ish-Presidentin Hashim Thaçi, James Rubin tregoi se në takimet në Rambuje, ai nuk kishte autoritet për të vendosur për asgjë por vetëm pasqyronte vendimet që merreshin në Kosovë.

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, tha se Thaçi duhej të merrte leje, pasi vetë nuk e kishte mundësinë që të vendoste.

“Nuk e kishim kuptuar qartë se si funksiononte struktura udhëheqëse, por ne e kishim të qartë që ai nuk kishte autoritet as nuk kishte mundësi të diktonte asgjë, por thjesht pasqyronte vendimet që merreshin nga ajo zyra e fshehur e udhëheqjes shqiptare që po merrnin vendime në grup. Ai duhej ta merrte lejen prej tyre dhe ai vetë nuk e kishte mundësinë. Nuk ishte në gjendje që të diktonte rregulla dhe kushte. Ai duhej të komunikonte me persona të tjerë që t’i jepej miratimi”, tha Rubin.

Rubin tha se e bindën delegacionin e Kosovës që pavarësinë do ta kishin, por fillimisht ta shpëtonin popullin.

“Përshtypja ime për Thaçin ishte se ai vetëm pasqyronte vendimmarrjen. Kështu që kur shumica vendos që të përqafonte NATO-n dhe perëndimin, pjesa tjetër e ekstremistëve humbën. Ai ishte pasqyrimi i lëvizjes udhëheqëse të asaj kohe dhe jo udhëheqësi”, tha ai.

Ndërsa, për Qeverinë e Përkohshme, Rubin tha se do të duhej një autoritet civil në Kosovë në qershor të 1999-ës.

Veç kësaj, Rubin tha e ishte kërkuar që mos të përmendej se kishte mbështetje për pavarësinë e Kosovës.

HagëJames Rubin

Më shumë nga Lajme

  • 17:49“Unë të dua, ti e din”, Endrit Thaçi publikon fjalinë e dikurshme të babait të tij
  • 17:48Ish-gjyqtari Shala: Deklaratën qysh e ka thanë Kurti në Kuvend për Behajdin Allaqin e tha edhe gjyqtari i Hagës
  • 17:48Kuçi: Kushtetuesja na tregoi se ngërçi është politik, Kosova po vuan për një pushtet demokratik
  • 17:28Ky është i riu që shkoi me armë te shtëpia ku u vendos flamuri serb në Podujevë
  • 17:16PDK mirëpret vendimin e Kushtetueses: Kuvendi të mblidhet dhe ta votojë Projektligjin për Dhomat e Specializuara