Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu iu ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve, shkruan GazetaDemos.
Ai njoftoi për fillimin e festivalit “Kah Drita” që do të mbahet sot më 19 korrik dhe nesër me 20 korrik, ai ka ftuar mërgimtarët të jenë pjesë e këtij festivali, duke shtuar se më datën 30 korrik do të mbahet një koncert i posaçëm për junikasit në mërgim.
Shehu tutje listoi disa nga vendimet që komuna ka marrë gjatë sezonës së verës, si shembull: parkingje pa pagesë në disa hapësira, shërbime komunale të shpejta, takime të hapura me Kryetarin e Komunës etj.
Postimi i plotë:
Të dashur mërgimtarë – mirësevini në Junikun tuaj!
Me kënaqësi dhe mirënjohje të thellë, ju urojmë mirëseardhje në shtëpitë tuaja në Junik – aty ku gjithmonë sillni gjallëri dhe frymë pozitive në qytetin tonë.
Sot, më 19 korrik 2025 (e shtunë), dhe nesër, më 20 korrik 2025 (e diel), do të mbahet festivali “Kah Drita”, në kuadër të projektit të mbështetur nga BE-ja me titull “Mirëdita Junik”. Të gjithë mërgimtarët dhe qytetarët e tjerë junikas janë të ftuar të kalojnë dy ditë të këndshme së bashku. Më shumë rreth festivalit mund të gjeni në linkun: https://www.facebook.com/share/p/17ENZnZVsK/?mibextid=wwXIfr
Ndërsa më 30 korrik 2025, Komuna e Junikut do të organizojë edhe një koncert të veçantë, kushtuar posaçërisht mërgatës sonë – një falënderim simbolik për dashurinë dhe kontributin tuaj të vazhdueshëm për Junikun.
Kryetari i Komunës dhe institucionet komunale janë të përkushtuara që edhe këtë vit ta bëjnë sa më të lehtë dhe të këndshme qëndrimin tuaj në vendlindje.
Këto janë disa nga vendimet dhe lehtësimet në favor të mërgatës junikase:
Parking pa pagesë deri më 31 gusht 2025, në këto hapësira:
Parkingjet publike të komunës