Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ryshfet në këmbim të informatave zyrtare për prona, një person përfundon në ndalim 48 orësh

GD
Gazeta Demos13 tetor 2026 në 16:19
Ryshfet në këmbim të informatave zyrtare për prona, një person përfundon në ndalim 48 orësh

Një zyrtar ka përfunduar në pranga, i cili dyshohet për tri vepra penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Marrja e ryshfetit’’ dhe ‘’Zbulimi i fshehtësisë zyrtare’’.

Lidhur me aksionin, detaje ka dhënë Prokuroria Themelore e Prishtinës,

NJOFTIMI:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se, pas zhvillimit të hetimeve disamujore, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një (1) person me inicialet N.A. në kohëzgjatje prej 48 orë, për shkak se i njëjti dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer veprat penale: ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414, lidhur me nenin 31 i KPRK-së, ‘’Marrja e ryshfetit’’ nga neni 421 i KPRK-së, si dhe ‘’Zbulimi i fshehtësisë zyrtare’’nga neni 426 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas të dhënave fillestare të hetimit, rasti ka të bëjë me dyshimet për veprat penale që lidhen me zbulimin e fshehtësisë zyrtare, apo informatave zyrtare lidhur me prona të caktuara, personave të pa autorizuar në këmbim të marrjes së ryshfetit. Këto veprime dyshohen se janë kryer me qëllim të tjetërsimit të pronave, vlera e të cilave dyshohet të jetë shumë e madhe.

Arrestimi është realizuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë (DHKEK).

Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, dhe do të vazhdojë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

zyrtarekëmbiminformatave

Më shumë nga Lajme

  • 21:33KFOR-i zhvillon ushtrim për viktima masive
  • 21:30Lushtaku: Protestat qytetare e detyruan Kurtin ta ndryshojë qasjen për Ligjin për Specialen
  • 21:29Egzon Pacolli: Të njejtën propagandë e paten ndërtu për Isa Mustafën…
  • 21:25Azemi për Përparim Ramën: Më dhimbset gjendja në të cilën duhet të jetë për të paguar video që t’ia përmirësojë imazhin
  • 21:19Bajrush Xhemajli rrëfen për torturat në burg: Nuk ua bëj hallall atyre që më dëmtuan