Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sadiku: Është gabim të thuhet se gjashtë deputetë po e çojnë vendin në zgjedhje

GD
Gazeta Demos3 shtator 2026 në 21:47
Sadiku: Është gabim të thuhet se gjashtë deputetë po e çojnë vendin në zgjedhje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka thënë se situata politike pas kundërshtimit të marrëveshjes mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për zgjedhjen e presidentit ende mund të zgjidhet.

Sadiku ka deklaruar se dialogu nuk ka përfunduar dhe ka shprehur shpresën që palët të takohen sërish për të gjetur një zgjidhje.

“E kam një bindje ende që nuk të dalim prej kësaj situate. Shpresoj të takohemi prapë. Nuk ka përfunduar gjithçka. Nuk ka përfunduar bashkëbisedimi”, ka thënë Sadiku.

Duke iu referuar kritikave ndaj gjashtë deputetëve të LDK-së që kundërshtuan marrëveshjen për presidentin, Sadiku ka thënë se është e gabuar që përgjegjësia për krizën institucionale t’u atribuohet atyre.

“Ne i kemi 18 deputetë. Janë edhe 102 deputetë të tjerë që munden me i zgjedh krejt problemet e tjera që janë në Kosovë. Mund ta zgjedhin presidentin, qeverinë, ta konstituojnë Kuvendin”, ka deklaruar ai.

Sipas Sadikut, LDK-ja nuk mund të bartë e vetme përgjegjësinë për situatën e krijuar politike.

“Nuk e ka LDK, është gabim i tmerrshëm që dikush ia, këtë e kemi marrë ne si barrë. Por me thënë që gjashtë deputetë po e dërgojnë vendin në zgjedhje është matematikisht gabim, moralisht gabim, logjikisht gabim”, ka thënë Sadiku.

sadikugabimdeputetë

Të ngjashme

Paçarizi: Gabim të thuhet se kërkesat e protestuesve janë të paqarta dhe të papranueshme

Paçarizi: Gabim të thuhet se kërkesat e protestuesve janë të paqarta dhe të papranueshme

21:49
Ermal Sadiku thotë se nuk s’ka dallim të madh mes Ramës e Kurtit: Të dy kanë prirje autoritare

Ermal Sadiku thotë se nuk s’ka dallim të madh mes Ramës e Kurtit: Të dy kanë prirje autoritare

20:11

Më shumë nga Lajme

  • 14:57Protestat në Tiranë: Ndalohen 11 persona, shtatë të tjerë lihen të lirë
  • 14:49Hamza: S’po largohem nga partia, s’e dua PDK-në vetëm për ta udhëhequr
  • 14:47Bedri Hamza jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të PDK-së
  • 14:38Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte kundër popullsisë civile shqiptare
  • 14:31Anulohet nisja e studentëve të Kosovës për në protestën në Shqipëri