Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sadri Shala tregon mesazhin që ia përcollën Thaçi dhe Veseli: Qëndroni të bashkuar, vizitoni familjet e dëshmorëve

GD
Gazeta Demos21 tetor 2026 në 20:55
Sadri Shala tregon mesazhin që ia përcollën Thaçi dhe Veseli: Qëndroni të bashkuar, vizitoni familjet e dëshmorëve

Sadri Shala ka publikuar një shkrim pas vizitave te ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, duke treguar mesazhin që, sipas tij, ata ua kanë përcjellë bashkëluftëtarëve.

“Qëndroni të bashkuar, ju ushtarë të UÇK-së. Vizitoni familjet e dëshmorëve, përshëndetini dhe përcilluni atyre të falat dhe përshëndetjet tona më të përzemërta. Ata janë themeli i shtetit tonë”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Shala.

Shkrimi:

🛑 PAS KËTYRE MUREVE MBAHEN ÇLIRIMTARËT DHE THEMELUESIT E SHTETIT TË KOSOVËS!🇽🇰

Sa herë që kam vizituar z. Hashim Thaçi dhe z. Kadri Veseli, kam përjetuar emocione të papërshkrueshme. Por, mbi të gjitha, kam parë forcën, qëndresën dhe vendosmërinë e burrave që një pjesë të madhe të jetës ia kushtuan atdheut.

Mesazhi i tyre ka qenë gjithmonë i njëjtë dhe i qartë: “Qëndroni të bashkuar, ju ushtarë të UÇK-së. Vizitoni familjet e dëshmorëve, përshëndetini dhe përcilluni atyre të falat dhe përshëndetjet tona më të përzemërta. Ata janë themeli i shtetit tonë.”

Këto fjalë tregojnë se as muret, as izolimi dhe as padrejtësitë që ata po përjetojnë nuk ua kanë zbehur përkushtimin ndaj atdheut, bashkëluftëtarëve dhe familjeve të dëshmorëve.

Presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi nuk janë thjesht emra në historinë tonë. Ata janë pjesë e historisë së luftës për liri dhe e rrugëtimit drejt shtetit të Kosovës.

Një popull nuk mund ta harrojë historinë e vet. Një shtet nuk mund t’ua kthejë shpinën njerëzve që kontribuuan në lirinë dhe themelimin e tij.

Është koha që institucionet e Kosovës të bëjnë gjithçka që është në kompetencën e tyre për të mbrojtur të drejtat e çlirimtarëve, për të kërkuar drejtësi dhe për të siguruar që shkalla e apelit të jetë e paanshme!

Ne nuk kërkojmë privilegje. Kërkojmë drejtësi, dinjitet dhe respekt për sakrificën e popullit tonë.

Sot, më shumë se kurrë, na duhet unitet. Na duhet guxim. Na duhet përgjegjësi kombëtare. Sepse liria nuk është vetëm kujtim i së kaluarës, por edhe përgjegjësi për të ardhmen.

LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!

DREJTËSI PËR KOSOVËN!

thaçiveselidëshmorëve

Të ngjashme

Valon Syla thotë se në zgjedhjet e ardhshme listës së PDK-së mund t’i prijë Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi

Valon Syla thotë se në zgjedhjet e ardhshme listës së PDK-së mund t’i prijë Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi

22:21

Më shumë nga Lajme

  • 23:42Nasim Haradinaj shpjegon pse VV-ja, sipas tij, e ka dashtë nënshkrimin e ligjit
  • 23:15BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
  • 23:01Gazetari Ramadani: PDK duhet me e pa si shans, me dalë Ismaili e Gruda me i përballë ekipin e programin
  • 22:57A ishte Kurti, ai i cili i bëri bashkë partitë shqiptare në Serbi?
  • 22:50Gati “Esref Tek”, kush do të jetë partnerja e Çagatay Ulusoy?