Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sali Berisha uron Bekim Sejdiun për president, ani pse ende nuk është votuar..

GD
Gazeta Demos31 gusht 2026 në 17:44
Sali Berisha uron Bekim Sejdiun për president, ani pse ende nuk  është votuar..

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka uruar Bekim Sejdiun për president, ani pse ende nuk është votuar.

"Me këtë rast, në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, i dërgoj urimet më të përzemërta zotit Bekim Sejdiu për postin e lartë te Presidentit të Kosovës. I uroj shumë suksese dhe mbarësi në këtë detyrë të lartë, në realizimin e integrimit të Kosovës në BE e NATO, si dhe në forcimin e kontributit të saj për paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal", shkroi Berisha

POSTIMI:

Zoti Bekim Sejdiu, President i Kosovës.

Të dashur miq,

Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje zoti Albin Kurti si dhe z. Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, firmosën marrëveshjen për të zgjedhur në postin e Presidentit të Republikës së Kosovës zotin Bekim Sejdiu, një personalitet i shquar i Kosovës në fushën e jurisprudencës kushtetuese (ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës) dhe në fushën e diplomacisë (ish-ambasador i Republikës së Kosovës në vende të rëndësishme).

Me këtë rast, në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, i dërgoj urimet më të përzemërta zotit Bekim Sejdiu për postin e lartë te Presidentit të Kosovës. I uroj shumë suksese dhe mbarësi në këtë detyrë të lartë, në realizimin e integrimit të Kosovës në BE e NATO, si dhe në forcimin e kontributit të saj për paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal!

Gjithashtu, me këtë rast uroj përzemërsisht Kryeministrin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosja, dhe kryetarin e LDK-së, z. Abdixhiku, për marrëveshjen e arritur dhe për përzgjedhjen e tyre dinjitoze në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

kosovësbekimberisha

Të ngjashme

Maqedonci diskuton me ambasadorin amerikan për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe bashkëpunimin në Bondsteel

Maqedonci diskuton me ambasadorin amerikan për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe bashkëpunimin në Bondsteel

16:21
Dogana e Kosovës zbulon mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera mbi 10 mijë euro

Dogana e Kosovës zbulon mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera mbi 10 mijë euro

13:47
KPM-ja miraton kërkesën për transmetim eksperimental të “Radio Policia e Kosovës”

KPM-ja miraton kërkesën për transmetim eksperimental të “Radio Policia e Kosovës”

11:23
Kurti: Partneriteti me SHBA-në dhe NATO-n, prioritet afatgjatë i Kosovës

Kurti: Partneriteti me SHBA-në dhe NATO-n, prioritet afatgjatë i Kosovës

10:45

Më shumë nga Lajme

  • 17:23Raportohet se apeli ka liruar dy veteranët e UÇK-së që ishin arrestuar për deputetin e pushtetit në protestë
  • 17:13Kurti takohet me zëvendëspresidentin e EIB-së, diskutojnë investimet në shëndetësi dhe infrastrukturë
  • 17:03Nesër i jepet lamtumira e fundit 29-vjeçarit që dyshohet se u vra nga babai i tij në Pogragjë
  • 16:48Pasagjeri kapet në aeroport me 10 zogj të gjallë të fshehur në pantallona
  • 16:47MINTI intensifikon kontrollet për çmimet e barnave, shqiptohen gjoba në Pejë