Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Salihu: Kërcënimet ndaj Daut Haradinajt janë sulm ndaj dinjitetit dhe shtetësisë së Kosovës

GD
Gazeta Demos5 shtator 2026 në 21:07
Salihu: Kërcënimet ndaj Daut Haradinajt janë sulm ndaj dinjitetit dhe shtetësisë së Kosovës

Ish-gjenerali i UÇK-së, Daut Haradinaj, ka bërë të ditur se ka marrë kërcënime nga disa ushtarë rusë dhe serbë.

Haradinaj, në një prononcim ekskluziv për GazetaDemos, ka treguar për këto kërcënime, duke thënë se ato nuk e kanë shqetësuar shumë.

Pas këtyre raportimeve ka reaguar edhe Hyzri Salihu.

Salihu ka theksuar se sfidat dhe kërcënimet ndaj figurave të luftës çlirimtare nuk duhet të shihen vetëm si sulme individuale, por si përpjekje për të cenuar stabilitetin dhe dinjitetin shtetëror.

Shkrimi i tij:

Mbrojtja e Çlirimtarëve është Mbrojtje e Shtetit dhe Dinjitetit Kombëtar!

Sfidat dhe kërcënimet ndaj figurave që mbajnë mbi supe historinë e luftës çlirimtare dhe mbrojtjen e dinjitetit tonë kombëtar nuk janë thjesht sulme individuale, por përpjekje për të cenuar vetëdijen dhe stabilitetin tonë shtetëror.

Gjeneral Daut Haradinaj, si një nga eprorët e linjës së parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një kontribuues i arkitekturës sonë të sigurisë, përfaqëson rezistencën, sakrificën dhe vendosmërinë e një populli që nuk u nënshtrua kurrë.

Provokimet dhe kërcënimet e orkestruara nga struktura apo qarqe destruktive ruse e serbe tregues se liria jonë dhe historia e UÇK-së mbeten pengesë e netëve të tyre të trazuara.

Por, ata duhet ta kuptojnë qartë: koha e nënshtrimit ka përfunduar një herë e përgjithmonë.

Sot, mbështetja për çlirimtarët tanë nuk është vetëm solidaritet personale, por detyrë kombëtare dhe shtetërore.

Mbrojtja e dinjitetit të luftarëve tanë është mbrojtje e vetë shtetësisë së Kosovës, sovranitetit të saj dhe të ardhmes që e ndërtuam me gjak e sakrificë.

Qëndrueshmëria, uniteti dhe vigjilenca jonë janë përgjigjja më e fuqishme ndaj çdo lloj lufte hibride apo kërcënimi që vjen nga jashtë.

Me çlirimtarët, dje, sot dhe përgjithmonë!

Hyzri Salihu

Siguria Kombëtare

05.09.2026

ndajkërcënimetdinjitetit

Të ngjashme

Gol në fund, Gatti ia siguron një pikë Juventusit ndaj Milanit

Gol në fund, Gatti ia siguron një pikë Juventusit ndaj Milanit

23:07
GOOOOOOL! Cisse realizon gol ndaj Juventusit, ekipi i Milanit në avantazhit

GOOOOOOL! Cisse realizon gol ndaj Juventusit, ekipi i Milanit në avantazhit

22:19
Dy të arrestuarit për sulm ndaj kapitenit të Njësive Speciale, Besart Ahmetit, janë djem të një polici të Kosovës

Dy të arrestuarit për sulm ndaj kapitenit të Njësive Speciale, Besart Ahmetit, janë djem të një polici të Kosovës

22:08
Fitore me rikthim, Arsenali e fiton derbin e Londrës ndaj Chelseat

Fitore me rikthim, Arsenali e fiton derbin e Londrës ndaj Chelseat

19:33

Më shumë nga Lajme

  • 23:44Një person me probleme shëndetësore u shkakton lëndime dy familjarëve, arrestohet nga policia
  • 23:34Vdes një i mitur në Rahovec, policia nis hetimet
  • 23:12Motra e Laurent Krasniqit thyen heshtjen pas humbjes së rëndë
  • 22:16Momenti i arrestimit të dy personave që sulmuan kapitenin Besart Ahmeti
  • 22:1480-vjeçari nga Ferizaj humbi gjurmët në Tiranë, kërkohet ndihma e qytetarëve