Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sami Lushtaku del në mbështetje të Bekim Metajt: Kosova është ndërtuar mbi gjakun e dëshmorëve, jo mbi harresën e krimeve

GD
Gazeta Demos27 qershor 2026 në 07:56
Sami Lushtaku del në mbështetje të Bekim Metajt: Kosova është ndërtuar mbi gjakun e dëshmorëve, jo mbi harresën e krimeve

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur mbështetje publike për Bekim Metaj, pas ngjarjes së raportuar në lidhje me procedurat për pajisje me shtetësinë e Kosovës të disa personave serbë që, sipas pretendimeve të bëra në reagim, dyshohen për krime lufte, shkruan Gazeta Demos.

Përmes një shkrimi në Facebook, Lushtaku e ka cilësuar si të papranueshme situatën në të cilën, sipas tij, invalidët e luftës, veteranët dhe familjet e dëshmorëve po përballen me zbatimin e një ligji që mundëson dhënien e shtetësisë edhe për persona ndaj të cilëve ekzistojnë dyshime për përfshirje në krime lufte.

“Sot të gjithë jemi me Bekim Metajn”, thuhet në reagimin e Lushtakut, i cili e përshkroi revoltën e Metajt si shprehje të pakënaqësisë së shumë luftëtarëve dhe qytetarëve që kundërshtojnë këtë proces.

Postimi i plotë:

Sot të gjithë jemi me Bekim Metajn!

Është e papranueshme që invalidët e luftës, veteranët dhe familjet e dëshmorëve, të cilët sakrifikuan gjithçka për lirinë e Kosovës, të shohin sot zbatimin e një ligji i cili krijon mundësi që edhe serbë të dyshuar për krime lufte në Kosovë të fitojnë shtetësinë.

Sot jemi me Bekim Metajn. Me njeriun që e mbrojti Kosovën në ditët më të vështira dhe që sot nuk mundi të heshtë përballë padrejtësisë së ligjit të Albin Kurtit për shtetësinë, duke u konfrontuar fizikisht me disa serbë që dyshohen për krime lufte në Kosovë, të cilët po zhvillonin procedurat për pajisje me shtetësinë e Kosovës. Revolta e tij është zëri i mijëra luftëtarëve e qytetarëve që ndihen të fyer nga ky ligj e nga ky pushtet.

Kosova është ndërtuar mbi gjakun e dëshmorëve, jo mbi harresën e krimeve. Ata që dyshohen për krime lufte duhet të përballen me drejtësinë, e kurrsesi të shpërblehen me shtetësinë e Kosovës! SL

Më shumë nga Lajme

  • 22:40Njoftim me rëndësi për ata që aplikojnë për dokumentin e shtetësisë
  • 22:32Protesta në Tiranë, qytetarët në ditën e 76-të marshojnë drejt Kryeministrisë
  • 22:22Xhavit Haliti lexon letrën e Ahmet Krasniqit dërguar Shtabit Qendror të UÇK-së, rrëfen takimin me ndërmjetësim të Adem Demaçit në Oslo
  • 22:09Xhavit Haliti shfaq për herë të parë letrën e Bekim Berishës "Abeja" dy muaj para rënies heroike
  • 22:00Komuna e Prishtinës fton parkingjet private të aplikojnë për leje, afati deri më 31 gusht