Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sami Lushtaku i përgjigjet Kurtit: Deklarata më e poshtër, e padrejtë të merret me ata që janë në Hagë

GD
Gazeta Demos3 korrik 2025 në 17:09
Sami Lushtaku i përgjigjet Kurtit: Deklarata më e poshtër, e padrejtë të merret me ata që janë në Hagë

Kryetari i degës së PDK-së në Skënderaj dhe ish-eprori i UÇK-së, Sami Lushtaku, i është përgjigjur ashpër deklaratave të Albin Kurtit.

Kurti dje pati akuza të ashpra për PDK-në, madje aludoi se zyrtarët e kësaj partie po shkojnë dhe po marrin instruksione në Hagë.

Për Lushtakun, kjo deklaratë është më e poshtra e mundshme. Ai e përmendi edhe frikën, që sipas tij, Kurti e ka ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Më vjen keq për gjendjen e Kurtit në të cilën ka ardhur, frikën ndaj krerëve të UCK-së e ka problem ai. Unë mendoj që deklarata më e poshtër e mundshme”, tha Lushtaku për gazetën Nacionale.

Lushtaku theksoi se as Kurti dhe as të tjerët, nuk duhet të merren me ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

“Nuk duhet të merret me ata, po përballen me probleme gjyqësore, dhe është e padrejtë të merren me ata. Është mirë që Kurti dhe të tjerët të mos merren me ata në Hagë”, tha Sami Lushtaku.

Pavarësisht se tash e gati 5 janë në Hagë, e larg skenës politike, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i goditi ashpër Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Kurti duke folur për PDK-në, tha se kjo parti ka dy ish-kryetarë në Hagë që i vizitojnë shpesh për instruksione politike.

“Unë prej përvojës politike dhe prej lajmeve dhe krejt çfarë dihet publikisht, e kam të qartë që PDK nuk është reformuar. Në PDK ekzistojnë ose 4, ose 5 kryetarë. Nuk e di a i ka 4 a 5, por jam i sigurtë që nuk i ka 3, nuk i ka as 2, as 1”, tha Albin Kurti në Tëvë1.

“Janë edhe dy ish-kryetarët në Hagë, të cilët duhet t’i vizitojnë shpesh edhe për instruksione politike” tha tutje Kurti.

Pra, me fjalët e Kurtit, Thaçi e Veseli ende kanë ndikim dhe marrin vendime për PDK-në dhe politikat e kësaj partie.

Në formë të ngjashme, Thaçin e Veselin i përshkruan edhe Prokuroria e Specializuar në Hagë, atje ku dy ish-liderët e PDK-së po gjykohen për krime lufte, bashkë me Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

Në njërën prej kërkesave që e ka bërë së fundmi Prokuroria e Specializuar e Hagës për vazhdimin e paraburgimit ndaj Hashim Thaçit, ia përmend këtij të fundit funksionet politike, dhe ndikimin që e ka në Kosovë. Ngjashëm, si edhe Kurti.

“Siç është paraqitur nga ZPS-ja, Paneli ka përcaktuar më parë dhe përsërit se Z. Thaçi ka: (i) interesin dhe aftësinë për të ndërhyrë në procedurat; (ii) është përpjekur të minojë Gjykatën, (iii) ai është një pozicion ndikimi në Kosovë që mund t’i lejojë atij të marrë mbështetjen e simpatizantëve; dhe (iv) njohuri më të mëdha për provat që mbështesin akuzat serioze kundër tij”, thuhet në njërën prej kërkesave të fundit.

“Në këtë drejtim, Paneli rikujtoi se arsyeshmëria e paraburgimit të vazhdueshëm të një të akuzuari duhet të vlerësohet në bazë të fakteve të secilit rast dhe sipas karakteristikave të tij të veçanta, të cilat, në këtë rast, përfshijnë: (i) ndikimin dhe autoritetin e Thaçit; (ii) njohuritë e tij për akuzat dhe provat kundër tij, dhe një dënim me burgim ndoshta të gjatë; (iii) rrezikun që Thaçi të pengojë procedurat e Gjykatës; (iv) rrezikun e kryerjes, nxitjes ose ndihmës në krime të mëtejshme; (v) faktin se masat kufizuese për lirimin nuk janë të mjaftueshme për të zbutur rreziqet; (vi) rëndësinë dhe kompleksitetin e akuzave kundër Thaçit”, thuhet më tutje.

Se kanë ndikim, kanë lidhje me politikën e fuqi të madhe në Kosovë, japin e marrin instruksione, u tha edhe në vendimin e fundit të gjyqtarëve ku Kadri Veselit iu refuzua lirimi i përkohshëm.

Atij Gjykata ia përmendi ShIK-un dhe pozitat e larta që ka pasur në Kosovë.

“Paneli kujton se, në Vendimin e Fundit për Rishikimin e Paraburgimit, ai mori në konsideratë, ndër të tjera, faktorët e mëposhtëm: (ii) rolin e vazhdueshëm të Z. Veseli në Kosovë në bazë të pozicioneve të mëparshme që ai mbante, të cilat do të vazhdonin t’i lejonin atij, për shembull, të kishte akses në informacion ose të merrte mbështetjen e të tjerëve; (iii) faktin që Z. Veseli ishte kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Kosovës (“SHIK”), në kohën kur anëtarët e SHIK-ut ishin të përfshirë në ndërhyrjen e dëshmitarëve; dhe (iv) përparimi i procedurave gjyqësore i ofron Z. Veseli një mundësi për të fituar njohuri mbi provat që mbështesin akuzat e rënda kundër tij”, thuhet më tutje.

Deklarata e Albin Kurtit ka shkaktuar reagime të mëdha në Kosovë.

Sami Lushtaku

Më shumë nga Lajme

  • 13:02KRU “Prishtina” shkyç konsumatorë me borxhe deri në 3 mijë euro, gjenden edhe lidhje ilegale
  • 13:02Zemaj: LVV-ja duhet ta thërrasë seancën, askush s’është mbi institucionet
  • 12:41Këta janë të arrestuarit e Bandës Krasniqi për kontrabandim me njerëz
  • 12:40Ambasada: Shpërbëhet Banda Krasniqi e kontrabandimit të njerëzve pas presionit të sanksioneve nga Britania
  • 12:14PK del me detaje, këto janë arsyet që e përjashtuan dhëndërrin e Thaçit nga puna