Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sami Lushtaku mbështet studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

GD
Gazeta Demos17 maj 2026 në 19:40
Sami Lushtaku mbështet studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka reaguar përmes një postimi publik në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se zëri i tyre është “zë i dinjitetit, i barazisë dhe i mbrojtjes së të drejtave”.

Ai ka deklaruar se i mbështet plotësisht protestat dhe kërkesat e studentëve për mosprekjen e gjuhës shqipe dhe garantimin e zbatimit të saj si gjuhë zyrtare, ashtu siç përcaktohet me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi të Maqedonisë së Veriut.

“Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, një e drejtë e fituar dhe e garantuar. Çdo tentativë për ta ndryshuar apo anashkaluar atë është e papranueshme”, ka shkruar Lushtaku.

Postimi i plotë:

Sot, zëri i studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është zë i dinjitetit, i barazisë dhe i mbrojtjes së të drejtave që burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet e Maqedonisë së Veriut.

I mbështes plotësisht protestat dhe kërkesat e tyre të drejta për të mos u prekur gjuha shqipe dhe për të garantuar zbatimin e saj si gjuhë zyrtare, ashtu siç është e përcaktuar me Kushtetutë dhe me ligjet në fuqi.

Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, një e drejtë e fituar dhe e garantuar. Çdo tentativë për ta ndryshuar apo anashkaluar atë është e papranueshme.

Studentët tanë nuk janë vetëm. Pas tyre qëndron gjithë populli shqiptar, çdo qytetar që beson në të drejtën dhe barazinë e shqiptarëve.

Sot më shumë se kurrë, të gjithë jemi me studentët! SL

Sami Lushtaku

Më shumë nga Lajme

  • 18:05Aleanca: Bekë Berisha në krye të Komisionit për AKI
  • 17:41Von der Leyen viziton Kosovën këtë javë, takime me Haxhiun dhe Kurtin
  • 17:39“Vonesa në punë”, menaxhmenti i Trepçës vazhdon t’i largojë punëtorët nga ndërmarrja
  • 17:35Këto janë tetë komisionet që do të drejtohen nga VV-ja në Kuvend
  • 17:31Gola nga Strasburgu për liderët e UÇK-së: Besoj fuqishëm se Apeli do t’i rrëzojë akuzat dhe ata do të jenë të lirë!