Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sami Lushtaku: Sahit Jashari na la, burrë që nuk njohu frikë e s’kërkoi asgjë për vete

GD
Gazeta Demos11 qershor 2026 në 23:07
Sami Lushtaku: Sahit Jashari na la, burrë që nuk njohu frikë e s’kërkoi asgjë për vete

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka reaguar pas vdekjes së komandantit të UÇK-së, Sahit Jashari.

Lushtaku nderoi veprën e tij dhe kontributin e dhënë për atdhe, duke e përshkruar si bashkëluftëtar besnik të heroit Adem Jashari.

Lushtaku njohu guximin e pashoq të Jasharit teksa uroi që shpirti i tij të prehet pranë të rënëve për atdhe.

Postimi i plotë:

Sahit Jashari na la!

Sonte, para pak çastësh, u nda nga jeta një prej burrave më të mëdhenj të kësaj toke, një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftëtari i orëve të para dhe bashkëluftëtari besnik i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe i gjithë ne të tjerëve, Sahit Jashari.

U shua një zemër që rrahu gjithë jetën vetëm për atdheun. Një burrë që nuk njohu frikë, nuk njohu dorëzim dhe nuk kërkoi asgjë për vete. Ai jetoi për Kosovën dhe për lirinë e saj.

I përndjekur e i dënuar nga regjimi i Millosheviçit, ai qëndroi i palëkundur në rrugën e lirisë. Në Epopenë e lavdishme të 5, 6 dhe 7 marsit 1998, ai dha 13 anëtarë të ngushtë të familjes në altarin e lirisë, duke e vulosur me gjak rrugën e Kosovës drejt çlirimit.

Sonte, zemra e Sahit Jasharit pushoi së rrahuri, por emri i tij do të jetojë përgjithmonë në historinë e kombit tonë. Drenica humbi një bir të madh, Kosova një luftëtar të shquar, ndërsa ne humbëm një shok e një bashkëluftëtar që me jetën dhe veprën e tij na mësoi çfarë do të thotë sakrifica dhe dashuria për atdheun.

Lamtumirë, trimi ynë! Prehu i qetë pranë dëshmorëve të familjes Jashari dhe të gjithë atyre që ranë për lirinë e Kosovës.

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Sahit Jasharit! SL

Më shumë nga Lajme

  • 14:37Shtiu me armë në një aheng në Jabllanicë të Vogël, arrestohet i dyshuari
  • 14:35Quni: LDK-ja përmbahet nga situatat që mund të gjenerojnë incidente
  • 14:11Bastiset shtëpia e të dyshuarit për spiunazh, sekuestrohen rreth 40 mijë euro - ndalohet për 48 orë
  • 13:54PDK ftesë partive: Nesër në ora 11:00 në Kuvend
  • 13:49Tahiri: Kuvendi jofunksional, kërkohet veprim i Prokurorisë