“Sami Serbia”, ky etiketim dyshohet se ishte pikënisja e konfrontimit të sotëm në Skenderaj, ku mbeti i lënduar Hysni Mehani i VV-së.
Sipas kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtau sulmi erdhi nga qytetarët të cilët sipas tij nuk i tolerojnë etiketimet e tilla ndaj njerëzve që i shërbyen atdheut.
“Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmoi në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit kurse etiketat si “Sami Serbia” qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.
“Sami Serbia po na prish me Ameriken duke i mshele strukturat paralele pa koordim me miqte tane amerikane. Rrnofte Amerika dhe miqte tane, poshte Sami serbia “, ishte postimi i Mehanit më 10 prill.