Ambasada gjermane në Kosovë, ka ndarë deklaratën e kancelarit të Gjermanisë, Friedrich Merz, pas Samitit të Procesit të Berlinit.
Në postim theksohet se ‘’BE’ja duhet të zgjerohet’’, dhe se, në samitin e djeshëm, Gjermania ka rikonfirmuar mbështetjen e saj për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
”Gjermania mbetet e përkushtuar ndaj mbështetjes së palëkundur për integrimin evropian të Kosovës”, thuhet në reagim.
Postimi:
“BE-ja duhet të zgjerohet.”
Kancelari federal Friedrich Merz
Në Samitin e djeshëm të Procesit të Berlinit, në Sveti Stefan, Gjermania rikonfirmoi mbështetjen e saj për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.




