Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

SBAShK-u uron 7 Marsin: Pishtarë të dijes, urime dita e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe

GD
Gazeta Demos7 mars 2026 në 12:47
SBAShK-u uron 7 Marsin: Pishtarë të dijes, urime dita e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka uruar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, duke vlerësuar kontributin e mësimdhënësve ndër vite në arsimimin dhe edukimin e brezave.

Përmes një komunikate për media, SBASHK-u shkroi se kjo datë shënon përpjekjet e njerëzve të dijes për ta mbrojtur dhe zhvilluar arsimin shqip.

“Të nderuar pishtarë të dijes , kolege e kolegë gëzuar dhe urime 7 Marsi, kjo ditë e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe. Është kjo datë që shënon nismën e përpjekjeve sublime të njerëzve të dijes në mbrojtje të dritës nga errësira.

Në këtë ditë lartësojmë kujtimin për mësuesit e parë të kombit dhe shprehim respektin meritor për punëtorët e arsimit shqip nëpër vite, dekada e shekuj ishin në shërbim të edukimit e arsimimit të brezave. Shprehim respektin e lartë dhe i përkulemi kujtimit për mësuesin e dëshmorin Shaban Jashari dhe për kolegët tanë që në vitet 90-ta mbrojtën arsimin dhe shkollën shqipe nga furtunat e pushtuesit” thuhet në komunikatë.

SBASHK thekson se do të vazhdojë përpjekjet për realizimin e kërkesave të mësimdhënësve dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit në vend.

“Bashkë e në SBASHK do të vazhdojmë rrugëtimin me përpjekjet e vazhdueshme për realizimin e kërkesave tuaja dhe në shërbim të një arsimi edhe më cilësor. Urojmë që kjo datë e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe dhe kontributi i madh i pishtarëve të dijes nëpër vite e dekada në shërbim të kombit e atdheut të jetë shtytje shtesë për institucionet që të bëjnë angazhim konkretet në shërbim të arsimit dhe për realizimin e kërkesave tuaja legjitime”, thuhet në komunikatën e SBAShK-ut.

SBASHK

Më shumë nga Lajme

  • 14:11Bastiset shtëpia e të dyshuarit për spiunazh, sekuestrohen rreth 40 mijë euro - ndalohet për 48 orë
  • 13:54PDK ftesë partive: Nesër në ora 11:00 në Kuvend
  • 13:49Tahiri: Kuvendi jofunksional, kërkohet veprim i Prokurorisë
  • 13:38Osmani: Jemi në mbrojtje të Kushtetutës, qëndrimet i bëjmë publike pas mbledhjes
  • 13:19Veterani Agim Pllashniku fiton ndaj “Ibër-Lepencit”, gjykata urdhëron kthimin e tij në punë