Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, mirëpriti Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj sot në Kosovë.

Në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë, thuhet se vizita e Von der Leyen vjen në një kohë kur partitë politike të Kosovës duhet të veprojnë në bashkërendim për ta zgjedhur Presidentin, si dhe të sigurojnë stabilitet institucional dhe t’i mundësojnë Kosovës që t’i shfrytëzojë plotësisht mundësitë që BE-ja ka për të ofruar.

“Për më shumë se 25 vite, BE-ja ka qenë partneri më i fuqishëm dhe më i besueshëm i Kosovës, duke mbështetur përparimin e saj në rrugën e integrimit në BE,” tha Schuebel.