Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“S’e çau rrethimin”, vjen reagimi i parë nga Nisma

GD
Gazeta Demos29 dhjetor 2025 në 11:37
“S’e çau rrethimin”, vjen reagimi i parë nga Nisma

Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Endrit Shala ka reaguar pasi partia nuk arriti të kalojë pragun, gjë për të cilën ai ka thënë se “ky nuk është fundi i rrugës”, shkruan Reporteri.net.

Në një postim të bërë në Facebook, Shala shkruan se Nisma nuk ka arsye ta ulë kokën dhe se “rrugët e drejta nuk maten vetëm me një rezultat, por me mënyrën si qëndrohet në to”.

“Çdo votë që na u dha është përgjegjësi, dhe çdo besim i qytetarëve është amanet. Ne mbetemi aty ku kemi qenë gjithmonë: Me këtë rrugë politike, me Fatmir Limajn dhe me njerëzit që besojnë se politika bëhet me qëndrueshmëri, e jo me kalkulime të momentit. Ky nuk është fundi i rrugës”, shkruan mes tjerash Shala.

Reagimi i plotë:

Të dashur votues, përkrahës dhe njerëz që qëndruat me ne deri në fund,

Zgjedhjet përfunduan. Rezultati është ai që është.

Por një gjë mbetet e pandryshuar: ne e bëmë këtë rrugë drejt, me nder dhe me përgjegjësi.

Ne hymë në këtë garë me një bindje të qartë: se përballë kësaj qeverisjeje nuk mjafton secili veç e veç.

Kërkuam bashkim, kërkuam pjekuri dhe një qasje më të gjerë për interesin e Kosovës. Ky bashkim nuk u arrit.

Jo sepse ishte i gabuar, por sepse ende nuk u kuptua plotësisht sa i domosdoshëm është.

Sot po shihet qartë ajo që e kemi thënë që nga fillimi: Pa një rreshtim të vërtetë të forcave që ndajnë të njëjtin vizion për shtetin, ndryshimi mbetet i vështirë. Megjithatë, ne nuk kemi arsye të ulim kokën.

Sepse nuk u tërhoqëm, nuk u fshehëm dhe nuk u dorëzuam.

Çdo votë që na u dha është përgjegjësi, dhe çdo besim i qytetarëve është amanet. Ne mbetemi aty ku kemi qenë gjithmonë: Me këtë rrugë politike, me Fatmir Limajn dhe me njerëzit që besojnë se politika bëhet me qëndrueshmëri, e jo me kalkulime të momentit. Ky nuk është fundi i rrugës!

Është një dëshmi se Kosova ka nevojë për më shumë vetëdije, më shumë bashkim dhe më pak ego. Ne vazhdojmë.

Me kokën lart. Me qetësi. Me vepra. Sepse rrugët e drejta nuk maten vetëm me një rezultat, por me mënyrën si qëndrohet në to. E. SH

Më shumë nga Lajme

  • 23:45Afati po afron, Spahiu: Vështirë të arrihet marrëveshje për presidentin
  • 22:56Nesër në ora 10:00 Kurti mbledh Qeverinë, s’ka rend dite në njoftim
  • 22:44Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK
  • 22:35Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, tre persona të lënduar
  • 22:35Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun