Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavaci, tha se Lëvizja Vetëvendosje ka ndërmarrë të gjithë hapat për të shmangur mbajtjen e zgjedhjeve të reja, por sipas saj është e qartë se nuk ka gatishmëri nga partitë tjera për arritjen e një marrëveshjeje.
“Tani, ju e dini se ne si LVV kemi dërguar ftesë për arritjen e një marrëveshjeje politike. Kemi dërguar disa herë ftesë te LDK-ja, kemi pasur bashkëpunim edhe me partitë tjera, të paktën një tendencë për bashkëpunim, por ka qenë e qartë se nuk ka gatishmëri nga partitë tjera që të kemi një marrëveshje në këtë drejtim. Tashmë është e qartë se shumë shpejt do të kemi zgjedhje të reja. Sikurse e thashë, LVV e ka bërë hapin e saj duke ofruar Konjufcën si kandidat për kryeministër. Ne besojmë se kemi bërë atë që na takon si fituese e zgjedhjeve. Nëse megjithatë mungon vullneti i partive tjera për të dhënë votat e mjaftueshme për votimin e qeverisë, atëherë natyrisht jemi të përgatitur edhe për zgjedhje të reja,” tha ajo.
