Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë në ditën e 28 nëntorit, kanë mbajtur konferencë përgatitore. E lidhur me këtë ka reaguar deputetja nga radhët e PDK-së Ganimete Musliu.
Musliu ka thënë se caktimi i seancës së sotme paraqet trefish ofendim ndaj shtetit të Kosovës po ashtu paraqet trefish ofendim edhe ndaj një burri që falë veprës së tij ne sot jetojmë të lirë.
Postimi i plotë:
Qëndro i fortë President!
Gjykata Speciale Politike që pretendon të jetë e Kosovës, cakton seancë ndaj Presidentit Thaçi me datë 28 Nëntor, por për Gjykatat e Kosovës sot është ditë e trefishtë feste.
Prandaj caktimi i seancës së sotme paraqet trefish ofendim ndaj shtetit të Kosovës.
