Analisti politik, Dardan Sejdiu, është i mendimit se kandidatët që kanë mbetur në garë për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, koalicionet do t’i bazojnë në leje ndërtimi.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai tha se do të ketë pazare në këtë fazë, sepse, siç u shpreh, asnjë prej kandidatëve që kanë qenë në studio të Rubikonit gjatë fushatës zgjedhore, nuk ka folur për vizionin e tyre.
“Janë duke ndodhur dy lloj pazaresh. Gjithçka tash e tutje është koeficient ndërtimi dhe kalkulimet fatkeqësisht do të bëhen kështu deri në ditën e zgjedhjeve. Fakti se askush nuk e ka folur në studio këtu për atë se si duket qyteti, se si e vizionojnë qytetin, diskutimi për balotazh është i thjeshtë: kah orientohet ndërtimi, sa m2 i merr, çfarë ndikimi do t’i japësh partnerit të koalicionit në planifikimin e hartave zonale, si do të veprojnë në kuadër të përkrahësve…”, u shpreh ai.
