Opinionisti Dardan Sejdiu u është drejtuar qytetarëve me një mesazh të drejtpërdrejtë, duke theksuar se politika që lidhet vazhdimisht me Serbinë po pengon zhvillimin e Kosovës.
Ai tha se fokusi te Serbia shërben vetëm për të shmangur përgjegjësitë e brendshme dhe për të justifikuar mungesën e reformave që do të çonin përpara shtetin.
“Kjo Kosovë nuk ka betejë me Serbinë, secili qytetarë i kësaj Republike duhet ta kuptojë njëherë e përgjithmonë, kushdo qytetarë të nderuar që ua përmend Serbinë, po u mbanë në fukarallëk edhe kemi me mbet në fukarallëk, s’ka zhvillim me atë llaf.
“Kjo është mënyra e vetme për t’i ikur përgjegjësisë për ta zhvilluar Kosovën, nuk ka mënyrë tjetër”, deklaroi ai në “Rubikon”.