Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Sejdiu reagon sërish: I kam njoftuar ditëve të fundit se s’jam në garë për president

GD
Gazeta Demos6 tetor 2026 në 17:53
Sejdiu reagon sërish: I kam njoftuar ditëve të fundit se s’jam në garë për president

Ish-kandidati për president, Bekim Sejdiu ka reaguar sërish pasi emri i tij u përmend sot në një konferencë për media nga kryeministri Albin Kurti.

Sejdiu ka shkruar në Facebook, lidhur me këtë situatë, duke konfirmuar se tashmë ai i ka njoftuar palët se është tërhequr nga gara për president.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,  të dashur miq!

E konsideroj të domosdoshme të sqaroj qëndrimin tim, pas përmendjes së emrit tim si kandidat për postin e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Më datë 14 shtator, unë kam njoftuar tërheqjen time nga procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, për shkak të pamundësisë së realizimit të marrëveshjes LDK-LVV, dy partitë që më kanë propozuar dhe mbështetur në këtë proces. Kjo për shkak të qëndrimit të dy partive të tjera opozitare dhe 6 deputetëve të LDK-së.

Siç e kam theksuar kur e kam pranuar kandidaturën për postin e Presidentit e vetmja arsye dhe i vetmi motiv që më ka nxitur të marrë përsipër këtë barrë, ka qenë interesi i vendit dhe përpjekja për të ndihmuar në daljen nga kriza. 

Së fundi, emri im është përfshirë përsëri në diskutimet për gjetjen e një kandidati për President të vendit.

Dëshiroj që më sinqeritetin më të madh të falënderoj ata liderë politik që kanë vazhduar të besojnë se unë jam kandidat i denjë për pozitën e kreut të shtetit, sidomos në një situatë të ndjeshme si periudha nëpër të cilën po kalojmë.

Ditëve të fundit kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me krerët e LDK-së, duke qenë se fillimisht kam qenë i ftuar nga kjo parti, kur më është ofruar posti i Presidentit (në fillim të shtatorit).

Kam njoftuar krerët e LDK-së dhe Kryeministrin Kurti se unë nuk e konsideroj vetën pjesë të procesit të zgjedhjes së Presidentit, për arsye të mos arritjes së një marrëveshjeje politike dhe mungesës së përkrahjes së nevojshme në Kuvend.

Kryeministrin Kurti dhe Kryetarin Abdixhiku i kam falënderuar për besimin ndaj meje dhe korrektësinë në komunikimin më mua. Dëshiroj që këtë falënderim ta përsëris edhe në këtë rast. Poashtu, e vlerësoj konsideratën personale të shprehur ndaj meje nga shumë politikanë të partive të tjera.

Shprehë mirënjohjen më të sinqertë për të gjithë kolegët, miqtë dhe shumë personalitete nga jeta akademike dhe përtej saj, që më kanë shprehur mbështetjen e tyre.

Nuk mund të përmbyllë këtë postim pa shprehur dhimbjen time personale për ankthin dhe zhgënjimin që po përjeton Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj. Lë të jenë këto momente reflektimi për të gjithë, përtej inateve të ngushta dhe interesave personale.

presidentsejdiunjoftuar

Të ngjashme

Selimi: Bekim Sejdiu as që qenka në Kosovë dhe e mohon kandidaturën, e Kurti del me propozime të kota

Selimi: Bekim Sejdiu as që qenka në Kosovë dhe e mohon kandidaturën, e Kurti del me propozime të kota

18:18
Cakolli: Kosovës nuk do t’i bënte nder që President të bëhej dikush që ndryshon qëndrimet

Cakolli: Kosovës nuk do t’i bënte nder që President të bëhej dikush që ndryshon qëndrimet

18:00
Pasi Bekim Sejdiu tregoi se nuk është në garë më, vjen reagimi i Muratit

Pasi Bekim Sejdiu tregoi se nuk është në garë më, vjen reagimi i Muratit

16:38

Më shumë nga Lajme

  • 19:04Aksident në mes një veture dhe autobusi në Prishtinë
  • 18:58Vazhdon protesta para Kuvendit e Qeverisë, shtohet numri i forcave policore
  • 18:57Çitaku i bën thirrje Kurtit: Albin eja në Kuvend, kanë mbetur edhe pak orë
  • 18:33Kadet të FSK-së nisin rrugëtimin e tyre ushtarak në FARSH
  • 18:27Tahiri alarmon: Kurti po përgatitet për seancën për president, ndoshta kanë plan të na largojnë me gaz