Policia ka njoftuar se me datën 09.09.2026, në kuadër të planit operativ “siguria në shkolla” dhe “siguria në trafik”, Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime operative në terren, ku gjatë kontrollimit të trafikut rrugor ka hasur në kundërvajtës të shumtë, andaj lidhur me këto veprime janë shqiptuar 24 gjoba trafiku për kundërvajtësit me motoçikleta dhe trotinet.
Gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar 14 motoçikleta dhe 1 trotinet.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të shmangin sjelljet e rrezikshme dhe të kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme në rrugë.

