Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sekuestrohet një autobus në Prizren, shoferi kishte masë ndalimi

GD
Gazeta Demos8 tetor 2025 në 12:14
Sekuestrohet një autobus në Prizren, shoferi kishte masë ndalimi

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prizren ka sekuestruar një autobus pasi drejtuesi i tij rezultoi të ketë masë ndalimi aktiv për drejtimin e mjeteve motorike.

Ngjarja ka ndodhur më 7 tetor rreth orës 18:17 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren, ku patrulla policore ka ndaluar një autobus të një kompanie nga Lipjani.

Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, pas verifikimit të dokumentacionit, është konstatuar se drejtuesi kishte masë ndalimi deri më 26.12.2025.

“Në zbatim të Ligjit për Trafikun Rrugor 08/L-186, ndaj tij është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje, gjobë prej 500 euro, masë ndalese shtesë prej 6 muajsh dhe 5 pikë negative në patentë. Autobusi është sekuestruar.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë rrugore dhe zbatimin e ligjit”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

Më shumë nga Lajme

  • 07:32KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës
  • 07:19Ky është parashikimi i motit për sot
  • 23:41Parashikimi i motit për ditën e nesërme
  • 23:20“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Lipjan
  • 22:51“Kurti me vetëdije po i bën komplot institucioneve”, Dardan Krasniqi tregon pse Aleanca nuk shkoi në Kuvend