Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Selimi e Krasniqi kanë pyetje për Clarkun, mund të kundërshtojnë prova gjatë dëshmisë

GD
Gazeta Demos30 tetor 2025 në 10:25
Selimi e Krasniqi kanë pyetje për Clarkun, mund të kundërshtojnë prova gjatë dëshmisë

Wesley Clark, ish gjenerali amerikan që udhëhoqi fushatën e bombardimeve të NATO-s mbi caqet ish jugosllave, pritet që më së largu më 19 nëntor, siç ka paralajmëruar Mbrojtja e Hashim Thaçit, të paraqitet në Gjykatën Speciale si dëshmitari i fundit i thirrur nga ish-presidenti i Kosovës.

Përveç Mbrojtjes së Thaçit, Clarku do të pranojë pyetje edhe nga ekipet e avokatëve të Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. I pari do të ketë kohë për rreth 30 minuta ndërkaq avokatët e Krasniqit kanë kërkuar rreth 45 minuta për pyetje shtesë për Clarkun.

Veç kësaj, ekipet nuk kanë kundërshtuar dokumentet përcjellëse që do të përdoren gjatë dëshmisë së ish gjeneralit, edhe pse Rexhep Selimi e ka njoftuar Trupin Gjykues se e rezervon të drejtën për kundërshtime gjatë dëshmisë, nëse preket diku emri i Selimit.

Paraprakisht, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi kanë kundërshtuar pranimin e disa provave që janë dorëzuar nga Prokuroria gjatë dëgjimit të dëshmitarëve të Thaçit, e të cilat prekin direkt edhe dy të bashkakuzuarit e të cilët ngrenë shqetësimin se Gjykata e ka lënë Prokurorinë ta ri-hapë çështjen e saj. Fjala është për armatimin e UÇK-së dhe sulmet e para ndaj stacioneve policore serbe në 1997 që është përmendur gjatë dëshmisë së Jock Covey. “Mbrojtja nuk ka qenë në dijeni të këtyre pretendimeve të cilat janë bërë publike në një fazë tejet të vonshme të gjykimit, në një pikë kur Mbrojtja veçse e kishte marrë vendimin për të mos thirrur dëshmitarë.” – thuhet ndër të tjera në ankesën e Mbrojtjes.

Më shumë nga Lajme

  • 18:16Thaçi në përvjetorin e gjashtë të shkuarjes në Hagë: Do të dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
  • 18:07Bekim Çollaku rrëfen për orët kritike bashkë me Hashim Thaçin para nisjes për Hagë më 5 nëntor
  • 17:49Bekim Çollaku: I gjithë stafi në Presidencë kemi qarë kur i është ngritur aktakuza Hashim Thaçit
  • 17:44Hetimet për dhjetëra kontrata, IPK kërkon suspendimin e drejtorit të prokurimit  të Policisë së Kosovës
  • 17:42Zbulohet një fotografi e Hashim Thaçit pak para se të nisej për Hagë para 6 vitesh