Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Selmanaj: Askush mbi Republikën

GD
Gazeta Demos9 gusht 2026 në 18:41
Selmanaj: Askush mbi Republikën

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale, duke kritikuar mënyrën e ushtrimit të pushtetit nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Selmanaj ka theksuar se asnjë individ, përfshirë kryeministrin, nuk mund të jetë mbi Kushtetutën dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

“Askush nuk është mbi Republikën!”, ka shkruar Selmanaj në reagimin e tij.

Ai ka deklaruar se Kurti mund ta ketë pushtetin dhe shumicën parlamentare, por sipas tij, kjo nuk nënkupton se Kosova është në pronësi të tij.

”Albin Kurti mund të ketë pushtetin. Mund të ketë shumicën në Parlament. Por Kosovën nuk e ka në pronësi. Nuk është mbi Kushtetutën. Nuk është mbi Policinë. Nuk është mbi Ushtrinë. Nuk është mbi Prokurorinë dhe Gjyqësorin. Nuk është mbi institucionet e Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Selmanaj.

Sipas tij, në një demokraci funksionale, pushteti duhet t’i nënshtrohet ligjit dhe jo e kundërta.

“Kushtetuta është mbi kryeministrin dhe Qeverinë. Institucionet e shtetit janë mbi partitë politike. Republika është mbi çdo individ”, ka theksuar ai.

Selmanaj ka përfunduar reagimin duke nënvizuar se Kosova është republikë e qytetarëve të saj dhe se askush nuk mund të qëndrojë mbi institucionet dhe rendin kushtetues të vendit.

“Kosova nuk është pronë e Albin Kurtit. Kosova nuk është pronë e Lëvizjes Vetëvendosje. Kosova është Republikë e qytetarëve të saj. Dhe mbi Republikën e Kosovës nuk qëndron askush”, ka shkruar Selmanaj

selmanajaskushrepublikën

Të ngjashme

Selmanaj: Shkarkimi i Isufaj është dhurata e radhës politike nga Vjosa Osmani për pushtetin e Kurtit

Selmanaj: Shkarkimi i Isufaj është dhurata e radhës politike nga Vjosa Osmani për pushtetin e Kurtit

22:13
Von der Leyen: Askush s’mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, rezistenca në luftë s’ka qenë në gjykim

Von der Leyen: Askush s’mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, rezistenca në luftë s’ka qenë në gjykim

14:52

Më shumë nga Lajme

  • 23:50Vushtrri: Policia kap 4 të mitur për vjedhje, produktet do t'u kthehen pronarëve
  • 23:16S’ka pengesa ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara: Ky është vendimi që nënshkroi Kurti
  • 23:11Qeveria e dërgoi në Kuvend Ligjin për Gjykatën Speciale, reagon Arian Tahiri
  • 23:09Miratimi nga Qeveria, lajmërohet deputeti i parë nga PDK: Unë do të votoj PRO
  • 22:57Çka thuhet në përgjigjen e Qeverisë për ndryshimin e Ligjit për Specialen?