Mbrëmë sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka pritur në takim presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiqin, të cilit ia ka premtuar nisjen e dialogut strategjik.
ShBA këtë e ka pezulluar së fundmi me Kosovën.
Kjo temë u diskutua sonte me mysafirët e ftuar në Rubikon të Klan Kosovës,
Analisti Labinor Balaj, kritoi këtë veprim duke thënë se kjo po ndodh pikërisht në dy vjetorin e sulmit në Banjskë.
“Është ironike që në përvjetorin e agresonit të Serbisë mbi Republikën e Kosovës, shpërblehet pushteti i Vuçiqit, mëkëmbësit të Millosheviqit. Kjo është e paprecedentë. Në margjinat e saj, kjo është edhe një përpjekje për ta disiplinuar pushtetin e Kurtit”, tha Balaj