Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Serbia po tenton të blejë vota në Kosovë, trimërohet sepse nuk ndëshkohet – thotë Osmani

GD
Gazeta Demos9 tetor 2025 në 16:59
Serbia po tenton të blejë vota në Kosovë, trimërohet sepse nuk ndëshkohet – thotë Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë është më flagrantja. Ajo deklaroi Serbia po përpiqet të blejë vota duke shkelur parimin e fqinjësisë së mirë.

Në zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën, është rikthyer në garë edhe Lista Serbe, subjekt ky që mbështetet nga Beogradi zyrtar. Përpos mbështetjes publike të zyrtarëve shtetërorë serbë për këtë subjekt politik, janë premtuar edhe vende pune dhe pensione për serbët kush e voton atë.

“Është një prej ndërhyrjeve më flagrante që ka ndodhur në proceset zgjedhore në Kosovë edhe pse ato kanë qenë të vazhdueshme dhe ky nuk është vetëm konstatim i yni por ka qenë konstatim i vazhdueshëm edhe i institucioneve europiane dhe atyre amerikane. Serbia vazhdimisht nëpërmjet njerëzve që i kontrollojnë në Kosovë kanë ndërhyrë madje edhe kanë përdorur edhe metoda të dhunshme dhe kërcënime dhe shantazhe ndaj qytetarëve serbë në mënyrë që të marrin vota dhe t’i drejtojnë ata ku ata dëshirojnë. Tash po e shohim që po tentojnë edhe të bëjnë edhe blerje të votave duke premtuar gjëra të cilat nuk i takojnë Serbisë sepse është shtet tjetër dhe kjo sipas çdo perimetri të drejtës ndërkombëtare është në kundërshtim të plotë me parimin e fqinjësisë së mirë sepse siç e dini e drejta ndërkombëtare parandalon apo ndalon ndërhyrjen në zgjedhjet e një shteti tjetër”, tha Osmani për A2 CNN

Osmani la të nënkuptohet se Serbia po trimërohet nga fakti që nuk ndëshkohet asnjëherë sa herë dëmton Kosovën.

“Kjo është një shkelje e vazhdueshme që Serbia po e bën, një shkelje e cila është konstatuar disa herë në raportet ndërkombëtare por fatkeqësisht nuk është që është ndërmarrë ndonjë masë ndaj Serbisë dhe pastaj ata po i vazhdojnë këto punë të paligjshme të cilat janë ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Republikës së Kosovës dhe në sistemin tonë demokratik”, tha më tej presidentja.

E para e shtetit shtoi se institucionet kosovare të sigurisë janë duke u përpjekur maksimalisht që të mbrojnë qytetarët serbë nga manipulimet e Beogradit zyrtar.

Megjithatë, ajo u shpreh se duhet edhe presion ndërkombëtar mbi Serbinë në mënyrë që të mos ketë ndërhyrje të tilla.

“Institucionet tona të sigurisë janë duke bërë çmos që të mbrojnë qytetarët serbë janë qytetarë të Kosovës nga këto ndërhyrje, nga kërcënimet e vazhdueshme të cilat ata i marrin dhe që të mbrojnë jo vetëm jetën e tyre por të mbrojnë edhe pronën e tyre dhe njëkohësisht të drejtën e tyre për votë të lirë. Megjithatë, duhet të kemi parasysh që ndërhyrjet janë edhe të natyrës politike dhe në mënyrë që një ndërhyrje e tillë të ndalohet duhet presion ndërkombëtar mbi Serbinë dhe duhet veprime konkret në raport me Serbinë i cili është shteti që po e kryen këtë shkelje flagrante”

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 18:57"Ja u ka shpërla trurin Albin Kurti" i moshuari i drejtohet Pacollit, ky është reagimi i saj
  • 18:55Tragjedia në Shëngjin, zbulohet emri i personit të vdekur dhe atij që mbeti i lënduar – u prenë nga helika e gomones
  • 18:48Tekstet mësimore, MASh del me njoftim
  • 18:32Armë dhe varreza masive në Zubin Potok, Kosova kërkon reagim ndërkombëtar ndaj Serbisë
  • 18:21“Veprime emergjente”, Rizvanolli kërkon hetim administrativ për vdekjen e punëtorit të KEK-ut