Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Serbia rrit presionin mbi perceptimin e procesit në Hagë

GD
Gazeta Demos25 korrik 2026 në 23:34
Serbia rrit presionin mbi perceptimin e procesit në Hagë

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi pritet të mësojnë më 16 shtator vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, kur pritet të shpallet aktgjykimi i shkallës së parë në procesin gjyqësor ndaj tyre.

Ndërsa gjykata po përgatitet për shpalljen e vendimit, jashtë sallës së gjyqit vazhdon një tjetër përballje – ajo për mënyrën se si interpretohet dhe prezantohet ky proces në opinionin publik.

Në javët e fundit, në një pjesë të mediave dhe të diskursit politik në Serbi është rritur vëmendja ndaj procesit në Hagë.

Në këto raportime, ish-krerët e UÇK-së paraqiten në lidhje me akuzat për krime të pretenduara ndaj serbëve dhe komuniteteve të tjera, për të cilat gjykata pritet të japë vlerësimin e saj përmes aktgjykimit.

Sipas njohësve të çështjeve juridike dhe të komunikimit në Kosovë, intensifikimi i këtyre raportimeve në prag të shpalljes së vendimit ka ndikuar në debatin publik dhe në mënyrën se si procesi perceptohet në hapësira të ndryshme mediatike.

“Kjo është një narrativë jashtëzakonisht e rrezikshme dhe ne duhet të gjejmë mënyrën se si t’i përgjigjemi asaj, gjithmonë me shpresën se ajo narrativë nuk do të ndikojë në verdiktin final të Gjykatës”, tha Artan Qerkini, avokat i akredituar pranë Dhomave të Specializuara.

Sipas avokatit Artan Qerkini, ndaj interpretimeve të tilla duhet të ketë reagim të bazuar në fakte dhe në zhvillimet e procesit gjyqësor.

“Duhet të kemi selektime, varësisht prej peshës së mediave që plasojnë informacione. Gjithsesi, ato media duhet të marrin përgjigjen e merituar”, tha ai.

Procesi në Hagë është shoqëruar prej vitesh edhe me debat politik në Serbi, ku një pjesë e mediave proqeveritare e kanë trajtuar atë në funksion të qëndrimeve të Beogradit për luftën në Kosovë dhe pasojat e saj.

Sipas analistit Gurakuq Kuqi nga Instituti Octopus, kjo qasje është ndërtuar ndër vite dhe është përdorur për të ndikuar në perceptimin publik rreth procesit dhe rolit të Gjykatës Speciale.

Përballja rreth narrativave nuk zhvillohet vetëm përmes raportimeve mediatike, por edhe përmes mënyrës së financimit të disa mediave në Serbi.

Sipas një hulumtimi të portalit serb Cenzolovka, pesë tabloide proqeveritare serbe kanë përfituar rreth 337.4 milionë dinarë nga fondet publike përmes skemës së bashkëfinancimit të projekteve mediatike gjatë dhjetë viteve të fundit.

Sipas këtij hulumtimi, rreth 1.5 milion euro nga kjo shumë janë ndarë nga buxheti i Qytetit të Beogradit.

Hulumtimi i Cenzolovkës vlerëson se këto financime kanë ndikuar në fuqizimin e disa mediave që shpesh janë kritikuar për mënyrën e raportimit, përfshirë çështjet që lidhen me Kosovën.

Më shumë nga Lajme

  • 14:11Bastiset shtëpia e të dyshuarit për spiunazh, sekuestrohen rreth 40 mijë euro - ndalohet për 48 orë
  • 13:54PDK ftesë partive: Nesër në ora 11:00 në Kuvend
  • 13:49Tahiri: Kuvendi jofunksional, kërkohet veprim i Prokurorisë
  • 13:38Osmani: Jemi në mbrojtje të Kushtetutës, qëndrimet i bëjmë publike pas mbledhjes
  • 13:19Veterani Agim Pllashniku fiton ndaj “Ibër-Lepencit”, gjykata urdhëron kthimin e tij në punë