Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

GD
Gazeta Demos25 gusht 2026 në 21:15
Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar sot se ka ngritur aktakuzë për spiunazh dhe shantazh ndaj Fatmir Shehollit të cilin e ka përshkruar si person të rekrutuar nga BIA serbe. Sipas aktakuzës, pas urdhërit prokurorial Shehollit i ishte sekuestruar telefoni, nga i cili është nxjerr edhe një “material” që dyshohet se është një plan operativ i shërbimit sekret serb që lidhet me Albin Kurtin sa ishte në burg në Serbi.

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale, thuhet se bazuar në dokumentin e emërtuar “leptir”, planifikohej që nëpërmjet një plani operativ për komprometimin e Albin Kurtit, (tani UD i Kryeminsitrit të Qeverisë së Kosovës) derisa ishte në burgun e Nishit, thuhet në aktakuzë.

Po ashtu aktakuza e PSRK thekson se sigurimi serb madje ka planifikuar ta rekrutojë Albin Kurtin gjatë periudhës sa ishte i burgosur në burgun e Nishit.

“Nga analiza e dëshmisë Z#4.1, përkatësisht dokumentit të emërtuar “Leptiri”, të gjetur në telefonin e të pandehurit Fatmir Sheholli, rezulton se bëhet fjalë për një dokument i përpiluar nga struktura të Sigurimit Shtetëror të Serbisë (RDB) në vitin 2001, i cili përshkruan një plan operativ për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit gjatë kohës së vuajtjes së dënimit në burgjet e Serbisë. Sipas përmbajtjes së dokumentit, parashihej përdorimi i një Nga analiza e dëshmisë Z#4.1, përkatësisht dokumentit të emërtuar “Leptiri”, të gjetur në telefonin e të pandehurit Fatmir Sheholli, rezulton se bëhet fjalë për një dokument i përpiluar nga struktura të Sigurimit Shtetëror të Serbisë (RDB) në vitin 2001, i cili përshkrua një plan operativ për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit gjatë kohës së vuajtjes së dënimit në burgjet e Serbisë”, thuhet në aktakuzë.

Në Kosovë ka pasur reagime të shumta pas publikimit të aktakuzës, ku përmenden çështje që lidhen me sigurinë kombëtare.

Tutje thuhet se kjo dëshmi vjen nga Raporti Informues i Policisë së Kosovës e muajit prill të ketij viti e gjetur ne telefonin celular Apple Iphone, të sekuestruar nga i pandehuri Fatmir Sheholli.

kurtitshehollitserb

Të ngjashme

Lirim Mehmetaj reagon pas dokumentit të Shehollit: Asnjë besimtar të mos intimidohet, kombet më të arrira janë fetare

Lirim Mehmetaj reagon pas dokumentit të Shehollit: Asnjë besimtar të mos intimidohet, kombet më të arrira janë fetare

20:38
Dokumenti i gjetur në telefonin e Shehollit, synimi i Serbisë për zbrazjen e Kosovës përmes radikalizimit islamik

Dokumenti i gjetur në telefonin e Shehollit, synimi i Serbisë për zbrazjen e Kosovës përmes radikalizimit islamik

17:55
“Pasaportë, letërnjoftim e librezë të ushtrisë ish-jugosllave” – Çka iu gjet tjetër Fatmir Shehollit?

“Pasaportë, letërnjoftim e librezë të ushtrisë ish-jugosllave” – Çka iu gjet tjetër Fatmir Shehollit?

17:20
KGJK thërret mbledhjen e radhës, të enjten tentativa tjetër për shqyrtim të tërheqjes së dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit serb

KGJK thërret mbledhjen e radhës, të enjten tentativa tjetër për shqyrtim të tërheqjes së dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit serb

10:37

Më shumë nga Lajme

  • 21:58Paqe në 2027? Kremlini hedh poshtë propozimin e Zelenskyt
  • 21:32Ramadani i përgjigjet akuzave të Qorollit: Mos e përdor AKI-në për propagandë, shihemi në gjykatë
  • 21:30Aksident në Fushë Kosovë, përfshihen tri vetura
  • 21:27Trepça jep kontratë prej afro 472 mijë eurosh për reagentë në Leposaviq, 28 kompani morën dosjen por vetëm një dorëzoi ofertë
  • 21:17Kaq janë pritjet në pikat kufitare