Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sërish shtyhet fillimi i dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes në Speciale

GD
Gazeta Demos30 korrik 2025 në 08:54
Sërish shtyhet fillimi i dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes në Speciale

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se e kanë aprovuar kërkesën e mbrojtjes për shtyrjen e fillimit të dëshmive të dëshmitarëve. Fillimisht, seancat ishin planifikuar të nisnin në korrik, më pas u shtynë për gusht, dhe tashmë me kërkesë të mbrojtjes, ato janë caktuar të fillojnë në shtator.

Avokati Taulant Hodaj tha se mbrojtja është dashur të përgatitet me dëshminë e dëshmitarëve më herët, që mos të prolongohet çështja.

“Mbrojtja e Thaçit dhe Jakup Krasniqit kanë më shumë dëshmitarë se sa e Selimit dhe e Veselit. Ata i kanë paraparë strategjitë e tyre që mendojnë se janë të nevojshme kur nuk ka shumë dëshmitarë, kjo mund të nënkuptojë që ata janë të bindur që dëshmitarët e Prokurorisë kanë qenë në rregull dhe nuk ka nevojë për dëshmitarë shtesë për të argumentuar mbrojtjen e vet”, tha ai për RTK.

Ndërsa, avokati Ardian Bajraktari ka vënë në dukje problemet që lidhen me kohën e kufizuar që i është dhënë mbrojtjes për paraqitjen e dëshmitarëve.

“Caktimi i kohës kaq të shkurtër për palën mbrojtëse e vë në pozitë të pabarabartë këtë të fundit dhe rrjedhimisht cenohet parimi i barazisë së palëve në procedurë. Fakti që pala mbrojtëse ka paralajmëruar pak dëshmitarë nënkupton që tashmë jemi drejt përfundimit të këtij procesi, i cili nga fundi i këtij viti ose fillimi i vitit të ardhshëm do të duhej të përfundojë në shkallë të parë”, tha ai, raporton RTKlive.

Në seancën përgatitore që do të mbahet në fund të gushtit, do të sqarohen detaje të tjera për rastin e mbrojtjes.

Më shumë nga Lajme

  • 21:22Nga numrat te ndikimi: gratë në qendër të agjendës së re për paqen dhe sigurinë
  • 21:17Flamuj me Mlladiqin dhe simbole të RS-së, disa serbë tentuan ta provokojnë protestën për UÇK-në në Prishtinë
  • 21:10Mirjeta Durmishi me mesazh në Tetorin Rozë: Mos e shtyj, kontrollohu sot
  • 21:10Pacolli pas protesës së sotme: Koha kërkon më shumë se fjalë, kërkon punë dhe vepra
  • 21:03Rama takoi Trumpin gjatë vizitës në ShBA