Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Serwer: Mirë që kompromisi çoi në zgjedhjen e Presidentes, BE t’i japë vlerësimet e veta për ligjin e Speciales

GD
Gazeta Demos10 tetor 2026 në 08:06
Serwer: Mirë që kompromisi çoi në zgjedhjen e Presidentes, BE t’i japë vlerësimet e veta për ligjin e Speciales

Kuvendi i Kosovës i miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara që synon të ndryshojë kornizën ligjore të këtij institucioni. Këto ndryshime, që erdhën pas dënimit me 81 vjet burgim për katër ish-krerët e UÇK’së në Hagë, prekin juridiksionin, dënimet dhe procedurat e Dhomave të Specializuara.

Derisa ende nuk dihet se çfarë efekti do të prodhojë në terren ky ligj i ndryshuar dhe nëse do të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese, një koment të shkurtër e dha profesori i John Hopkins, Daniel Serwer, në një përgjigje për Gazetën Express.

Bashkimi Europian në reagimin për miratimin e ndryshimit të ligjit, tha se ligji “bie ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së”.

Këtu një rekomandim ka Serwer për Unionin.

“BE-ja duhet të shqyrtojë nëse dispozitat e këtij legjislacioni janë të mjaftueshme për përmbushjen e qëllimit kryesor të Gjykatës: vënien para përgjegjësisë të personave që dyshohet se kanë kryer krimet e përmendura në raportin e [Dick] Martyt”.

I pyetur nëse ky ligj do të paraqesë pengesë për rrugën e Kosovës drejt BE’së, Serwer tha: “Është në dorën e BE-së të vendosë për kriteret e anëtarësimit, jo në dorën time apo të Kosovës. Përgjigjen duhet ta japë Brukseli”.

“Mendimi im është se legjislacioni i Kosovës synon ta sjellë Gjykatën Speciale më në përputhje me atë që përgjithësisht kuptohej se do të ishte mandati i saj kur u krijua. Problemi, natyrisht, është se Kosova nuk ka asnjë mënyrë për ta zbatuar këtë legjislacion”, shtoi ai.

Miratimi i Ligjit për Specialen në Kuvendin e Kosovës i parapriu edhe një zhvillimi tejet të rëndësishëm për vendin: Zgjedhjen e Presidentes së re dhe shmangien e zgjedhjeve të reja në gati dy vjet bllokadë institucionale të vendit.

Daljen nga ky ngërç e pa si pozitive profesori amerikan.

“Mendoj se është gjë e mirë që kompromisi ka çuar në zgjedhjen e një presidenteje me kualifikime të larta”.

BE-ja potencoi mbështetjen e vazhdueshme të dhënë për punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës si një institucion i pavarur gjyqësor dhe theksoi se ky institucion u themelua nga Kuvendi i Kosovës që funksionon brenda sistemit juridik të Kosovës dhe është i sanksionuar në Kushtetutën e Kosovës.

“Mandati dhe pavarësia e tyre aktuale duhet të respektohen plotësisht. Dhomat e Specializuara të Kosovës po japin drejtësi, bazuar në parimin e përgjegjësisë penale individuale. I bëjmë thirrje Kosovës që t’u përmbahet detyrimeve të saj ndërkombëtare për të garantuar pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara të Kosovës, si dhe përkushtimin për të siguruar llogaridhënie dhe për t’u dhënë drejtësi viktimave dhe familjeve të tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë”, kishte thënë BE.

serwerkosovësjapë

Të ngjashme

27 vjet nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës

27 vjet nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës

08:54
“Mezi presim të punojmë bashkë”, Ambasada amerikane reagon për zgjedhjen e presidentes Shiroka-Pula

“Mezi presim të punojmë bashkë”, Ambasada amerikane reagon për zgjedhjen e presidentes Shiroka-Pula

23:20
Artan Behrami akuzon BE-në për standarde të dyfishta ndaj Kosovës dhe Gjykatës Speciale

Artan Behrami akuzon BE-në për standarde të dyfishta ndaj Kosovës dhe Gjykatës Speciale

22:27
Presidentja Justina Shiroka Pula takon komandantin e FSK-së – diskutohet forcimi i kapaciteteve të ushtrisë

Presidentja Justina Shiroka Pula takon komandantin e FSK-së – diskutohet forcimi i kapaciteteve të ushtrisë

17:42

Më shumë nga Lajme

  • 10:46Hoxhaj uron 27-vjetorin e PDK-së: UÇK-ja solli çlirimin, PDK-ja i priu shtetformimit
  • 10:45Ish-presidentja Jahjaga reagon për rastin në Gjilan, ka disa fjalë për institucionet
  • 10:42Rrahmani: Ju habibat e Albinit, që doni me u martu burra me burra e gra me gra, Kodin Civil po jua sjell në Qeveri më 15 nëntor
  • 09:47Zjarri në Prizren, digjen dy kafshë shtëpiake dhe makineri bujqësore
  • 09:34Grabitet një person në Prishtinë, tre persona të maskuar i marrin 1500 euro