Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Serwer viziton FSK-në, diskuton për avancimin e ushtrisë drejt integrimit në NATO

GD
Gazeta Demos30 qershor 2026 në 17:38
Serwer viziton FSK-në, diskuton për avancimin e ushtrisë drejt integrimit në NATO

Në prag të shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës priti në takim delegacionin amerikan nga iniciativa “America250”, të kryesuar nga profesori, Daniel Serwer

Sipas njoftimit të lëshuar për media, Jashari e falënderoi delegacionin amerikan për vizitën dhe përkushtimin e tyre në promovimin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare, si dhe vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara i japin Republikës së Kosovës, përkatësisht partneritetin e ngushtë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe institucioneve amerikane të mbrojtjes.

“Po ashtu, gjeneral Jashari i informoi anëtarët e delegacionit për zhvillimet aktuale dhe avancimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe për rolin e saj në sigurinë e vendit dhe kontributin e rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit rajonal”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Në anën tjetër, në njoftim u tha se Serwer dhe delegacioni amerikan vlerësuan lart zhvillimin dhe të arriturat e deritanishme të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe kontributin e saj në misionet ndërkombëtare.

Gjatë takimit, palët diskutuan edhe për situatën e sigurisë në rajon dhe shkëmbyen pikëpamje mbi rëndësinë e avancimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës drejt integrimit në strukturat euroatlantike, përkatësisht në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Lajme

  • 21:32Quni: Mundësia e fundit që iu ofrua LDK’së ishte posti i zëvendëskryeministrit me disa ministri
  • 21:30Hoti: Aktgjykimi që rrëzoi Qeverinë e LDK-së do të mbetet njollë në Kushtetuese
  • 21:17Bajrami e prerë: Asnjëherë s’do pranoja të bëhesha ministre e Kurtit
  • 21:16“Hipokrizi”, Bajrami: S’mund të protestonim në mëngjes e të takonim Kurtin në mbrëmje
  • 21:16Von der Leyen do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor muajin e ardhshëm, s’ka konfirmim për Serbinë