Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Komunës së Shtimes, Kastriot Shabani, ka realizuar një takim të ngrohtë me familjen e kandidates për Asamblenë Komunale, Rrezartë Ramadani, shkruan Gazeta Demos.
Gjatë këtij takimi, u theksua përkushtimi dhe mbështetja e hershme që familja Ramadani i ka dhënë LDK-së ndër vite. Kandidati për kryetar vlerësoi angazhimin e pandërprerë të kësaj familjeje në jetën politike e shoqërore të komunës, duke e cilësuar si shembull të përkushtimit qytetar dhe besnikërisë ndaj vlerave të partisë.
