Kandidatja e PSD-së për kryetare të komunës së Prishtinës, Besa Shahini i ka ftuar qytetarët e Prishtinës që të votojnë në zgjedhjet e 12 tetorit.

Në thelb, ajo beson se vota nuk duhet të vendoset kundër një partie apo individit, por për planprogramin e tyre, teksa përmendi disa nga pikat më të forta të planit të saj.

“Në zgjedhjet lokale në tetor është koha për të votuar për, sepse vetëm ashtu Prishtina bëhet e jotja”, ka Shahini.