Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shala për paralajmërimet e Maqedoncit për sulm nga Serbia: Luftën e përmend sa herë ka skandale VV-ja

GD
Gazeta Demos17 korrik 2025 në 21:45
Shala për paralajmërimet e Maqedoncit për sulm nga Serbia: Luftën e përmend sa herë ka skandale VV-ja

Opinionisti Azdren Shala ka thënë se ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, paralajmëron rreziqe nga Serbia sa herë që Lëvizja Vetëvendosje ka ndonjë skandal.

Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, ai ka përmendur disa prej këtyre rasteve që Maqedonci ka paralajmëruar rrezik për Kosovën.

“Mos harroni paralajmërime për rrezik nga Serbia, unë i kam evidentuar, gjashtë herë ka folur Ejup Maqedonci. Gjithmonë këto paralajmërime kanë ardhur pasi ka ndodhur brenda në Kosovë një skandal i Qeverisë Kurti, për të zhvendosur fokusin”, u shpreh Shala.

“Më 19 nëntor të vitit 2023 ka thënë se 48 baza ushtarake të Serbisë janë afër Kosovës, më 8 qershor të vitit 2024 paralajmëron për rrezik prapë nga Serbia, më 20 shtator 2024 thotë se ekizston prapë rreziku i përsëritjes së Banjskës, më 8 mars 2025 thotë ‘ Kosova mund t’i bëjë ball Serbisë’ këtu e vendos gjoksin pak para pa çka se ka një letër që thotë se ne nuk dërgojmë trupa atje, pasi marrëveshja në letër thotë se pa u koordinuar me KFOR-in”.

“Më 28 dhjetor prapë e kemi deklarimin e njëjtë, pra këto deklarime vijnë sa herë kemi ndonjë skandal. Një që më kujtohet mua është 27 marsit, kur ka qenë çështja e diskutimeve ‘A është më legjitim Kurti si kryeministër?’. Ndodhi certifikimi i zgjedhjeve nga KQZ-ja, këtu të bëhet ai diskutimi I drejtë, që na dha tash Supremja atë dritën jeshile që tregojke cila është e vërteta e atij raporti, ky del kallxon për sulm nga Serbia”, tha Shala.

Më shumë nga Lajme

  • 23:58As nesër nuk do të ketë kufizime për kamionë në autostradë
  • 23:43Parashikimi i motit për të dielën
  • 23:28Sorensen me mesazh për Kosovën e Serbinë: SHBA-ja mund të ndihmojë, por obligimet duhet t’i përmbushin Prishtina dhe Beogradi
  • 23:06Alarm nga OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta
  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona