Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar që Serbia të hapë dosjet e Brigadës së 37-të të Motorizuar të ish-Ushtrisë Jugosllave, e cila dyshohet se ishte e përfshirë në masakrat e kryera në Drenicë dhe pjesë të tjera të Kosovës gjatë luftës së vitit 1999.
Për këtë çështje ka folur Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë për Klankosova.tv.
Në përgjigjen e saj, Ambasada ka theksuar mbështetjen për hetimin e krimeve të luftës dhe vendosjen e drejtësisë për viktimat.


