Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

ShBA ndryshon rregullat e vizave për studentët e huaj dhe gazetarët

GD
Gazeta Demos16 korrik 2026 në 16:53
ShBA ndryshon rregullat e vizave për studentët e huaj dhe gazetarët

Administrata e presidentit Donald Trump ka ndërmarrë një tjetër hap për të ashpërsuar politikën e emigracionit, duke kufizuar kohëzgjatjen e vizave për studentët e huaj, pjesëmarrësit në programet e shkëmbimit kulturor dhe gazetarët e huaj.

Sipas një rregulloreje të re përfundimtare të publikuar nga Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS), vizat F për studentët ndërkombëtarë, vizat J për programet e shkëmbimit kulturor dhe vizat I për gazetarët nuk do të jenë më të vlefshme për gjithë kohëzgjatjen e studimeve apo punësimit në ShBA, por do të kenë një afat të caktuar.

Rregullorja do të hyjë në fuqi 60 ditë pas publikimit në Regjistrin Federal, me kusht që të kalojë procesin e shqyrtimit në Kongres.

Masa është pjesë e politikës më të gjerë të administratës Trump për forcimin e kontrollit ndaj emigracionit, e nisur pas rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë në janar 2025.

Sipas autoriteteve amerikane, ndryshimet synojnë të rrisin mbikëqyrjen ndaj vizitorëve të huaj që qëndrojnë në ShBA.

Sipas rregullores së re, vizat për studentët dhe pjesëmarrësit në programe shkëmbimi do të kenë një afat maksimal prej katër vitesh.

Ndërsa vizat për gazetarët e huaj, të cilat deri më tani mund të zgjasnin për disa vite, do të kufizohen në 240 ditë, ose 90 ditë për shtetasit kinezë, shkruan Reuters, përcjell Klankosova.tv.

Megjithatë, mbajtësit e këtyre vizave do të kenë mundësinë të aplikojnë për zgjatjen e qëndrimit.

DHS argumenton se vendimi vjen si pasojë e rritjes së ndjeshme të numrit të vizitorëve.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2024 u regjistruan mbi 1.8 milionë hyrje me viza studentore, një rritje prej më shumë se 11% krahasuar me një vit më parë.

Po ashtu, gjatë vitit fiskal 2024, Shtetet e Bashkuara lëshuan viza për më shumë se 500 mijë pjesëmarrës në programe shkëmbimi dhe 37.300 gazetarë të huaj.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare thekson se rritja e numrit të këtyre vizitorëve e ka bërë më të vështirë monitorimin dhe mbikëqyrjen e tyre gjatë qëndrimit në ShBA.

Sipas institucionit, janë evidentuar edhe raste të studentëve dhe pjesëmarrësve në programe shkëmbimi që kanë qëndruar në vend për dekada të tëra me të njëjtin status.

Sipas rregullores së re, personat që dëshirojnë të qëndrojnë në SHBA edhe pas përfundimit të afatit të vizës do të duhet të aplikojnë pranë DHS për zgjatjen e saj ose të dalin nga territori amerikan dhe të rikthehen me një leje të re hyrjeje.

SHBA

Më shumë nga Lajme

  • 16:03Një muaj paraburgim për tre fajdegjitë e Prizrenit, jepnin fajde me kamata të larta
  • 15:32Nexhmedin Spahiu premton njohjen nga Serbia nëse bëhet president
  • 15:32Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit
  • 15:30Çështje ditësh përfundimi i gërmimeve në Kalludër, pasojnë analizat e ADN-së
  • 15:30Rreth 14,000 të vdekur për shkak të nxehtësisë në Gjermani