Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

SHBA-të justifikojnë qëndrimin ndaj Groenlandës

GD
Gazeta Demos19 janar 2026 në 11:01
SHBA-të justifikojnë qëndrimin ndaj Groenlandës

Sipas arsyetimit amerikan Groenlanda mund të mbrohet vetëm nëse do të ishte pjesë e SHBA-së, sepse evropianët duken të dobët.

Qeveria amerikane e justifikoi qëllimin e saj për aneksimin e Groenlandës nga SHBA-ja me nevojën për të shmangur një konflikt të mundshëm në rajonin e Arktikut. Ministri i Financave dhe i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, deklaroi në programin “Meet the Press” të NBC News se Groenlanda mund të mbrohet vetëm nëse do të ishte pjesë e SHBA-së, dhe se nëse Groenlanda do të ishte pjesë e Shteteve të Bashkuara, nuk do të lindë fare nevoja për ta mbrojtur atë. Bessent tha gjithashtu: “Evropianët duken të dobët. SHBA-të duken të forta.”

Kryeministrja daneze: “Nuk jemi ne ata që kërkojnë konflikt”

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen e kritikoi ashpër kërcënimin e Donald Trumpit për tarifa të reja. “Nuk jemi ne ata që kërkojmë konflikt”, i tha ajo agjencisë daneze të lajmeve Ritzau. Ajo tha se ka marrë sinjale të ngjashme nga vendet e tjera evropiane. “Tani po bëhet edhe më e qartë se kjo është një çështje që shtrihet përtej kufijve tanë”, tha Frederiksen.

Evropianët paralajmërojnë Trumpin

Gjermania dhe shtatë shtetet e tjera evropiane të prekura nga tarifat doganore e hodhën poshtë kërcënimin e Presidentit të SHBA-së Trump për këto tarifa. “Kërcënimet për tarifa doganore minojnë marrëdhëniet transatlantike dhe mbartin rrezikun e përshkallëzimit”, thuhet në një deklaratë të Gjermanisë, Danimarkës, Finlandës, Francës, Holandës, Norvegjisë, Suedisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Misioni i përbashkët i eksplorimit në Groenlandë “nuk përbën kërcënim për askënd”. Këto vende janë të vendosura të mbështesin sovranitetin e tyre dhe të qëndrojnë në krah të Danimarkës dhe Grenlandës, përfundon deklarata.

Më shumë nga Lajme

  • 23:46PDK nesër mban aktivitet para objektit të Qeverisë
  • 23:19Caktohet seanca e parë gjyqësore ndaj Fatmir Shehollit
  • 22:58Bajrami i reagon qeverisë për vendimet: Kur është puna me nda mjete për dosta e me nda buxhet, vendimet merren shpejt, natën, në terr
  • 22:54Mbetjet në Zubin Potok shtojnë presionin mbi Beogradin për hapjen e arkivave
  • 22:54Nisin Ditët e Shën Nënë Terezës, Prishtina nderon shenjtoren shqiptare