Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

SHBA-të pezullojnë dhënien e vizave për të gjithë mbajtësit e pasaportave palestineze

GD
Gazeta Demos1 shtator 2025 në 10:43
SHBA-të pezullojnë dhënien e vizave për të gjithë mbajtësit e pasaportave palestineze

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar miratimin e vizave për thuajse të gjithë qytetarët që mbajnë pasaportë palestineze, raportoi të dielën gazeta The New York Times, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar.

Kufizimet e reja shkojnë përtej masave që kishte vendosur më herët administrata e presidentit Donald Trump ndaj vizitorëve nga Gaza. Sipas raportimit, kjo nismë do t’u pamundësojë palestinezëve udhëtimin drejt SHBA-ve për trajtime mjekësore, studime universitare apo qëllime biznesi.

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi dy javë më parë se kishte pezulluar të gjitha vizat e vizitorit për individët nga Gaza, ndërsa po zhvillon një “rishikim të plotë dhe të thelluar”. Ky vendim është dënuar nga organizatat pro-palestineze.

Të premten, në prag të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, -të nisin gjithashtu të refuzojë dhe të revokojë vizat e përfaqësuesve të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) dhe Autoritetit Palestinez (PA), konfirmoi Departamenti i Shtetit.

Sipas një marrëveshjeje që ka SHBA si vend pritës i OKB-së në New York, nuk lejohet të ndalojë dhënien e vizave për zyrtarët që marrin pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme. Megjithatë, Departamenti i Shtetit theksoi se po e respekton marrëveshjen duke lejuar vetëm misionin palestinez të marrë pjesë në mbledhje.

“Administrata Trump ka qenë e qartë: është në interesin tonë kombëtar që të mbajmë PLO-në dhe PA-në përgjegjëse për mosrespektimin e angazhimeve të tyre dhe për minimin e perspektivave për paqe,” thuhet në një deklaratë të Departamentit të Shtetit.

Kjo masë e re konsiderohet si një hap tjetër i administratës Trump drejt përputhjes me qeverinë e krahut të djathtë në Izrael, e cila kundërshton me forcë krijimin e një shteti palestinez. Raportimi është kontribuar edhe nga gazetari Jason Burke.

Më shumë nga Lajme

  • 15:18Sot varrosen dy vëllezërit që humbën jetën tragjikisht në Surkish të Podujevës
  • 15:17Bien eksportet e Shqipërisë me Kosovën
  • 14:52Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin bazë, rreshtohen në kazermën “Skënderbeu”
  • 14:41Mbi 1.15 miliardë euro të mbledhura gjatë 7 muajve, dogana thyen rekord të të hyrave
  • 14:40Alarmon Gjini: Shërbimet sekrete armike të infiltruara deri në majat e pushtetit në Kosovë